Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrethrrotullimi i Doganës, merr emrin sheshi “Shqiponja
English

Rrethrrotullimi i Doganës, merr emrin sheshi “Shqiponja

Këshilli Bashkiak ka miratuar në mbledhjen e radhës, të gjithë projekt - vendimet e propozuara. Ndër projekt - vendimet e miratuara dhe që është ndërmarrë, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë është dhe emërtimi i rrethrrotullimit të Doganës, si sheshi “Shqiponja”, që përkon edhe me vendosjen e monumentit “Shqiponja”. Ky projekt - vendim u shoqërua me debate të ashpra, kur këshilltarët socialistë e krahasuan shqiponjën me një breshkë.

“Se kush je ti që i thua shqiponjës breshkë, ti qofsh! Frymëzimi për këtë sherr dhe frymëzimi për këtë ndasi është produkt i një mendje perverse, i të njëjtës mendje perverse që mendon dhe ëndërron arkivolet në mes të Tiranës, por mendja perverse një përgjigje e ka marrë, shpresoj dhe tjetrën do ta marrë. Mos bëj diversion, mos bëj përçarje, simboli i shqiptarëve, është i financuar nga shqiptarë, i ndërtuar nga shqiptarë! Ky dekor i bën nder këtij qyteti, krijon një atmosferë festive. Në qoftë se nuk mund të ndihmonit, nëse nuk ju zë goja një fjalë të mirë, të paktën heshtni! Mos u bëni prishës të festës! Ka një person që ka mllef për këtë festë, sepse nuk e ka festuar 11 vjet. Mos iu bashkoni atij! Ky është një diskutim antishqiptar, antikombëtar, përçarës, jepini fund këtij turpi” - u shpreh Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i është përgjigjur edhe pretendimit të opozitës, se nuk u përkujtua dita e Çlirimit të Tiranës, edhe pse që në orën 09.00 të mëngjesit të 17 nëntorit u kryen homazhe e u vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku prehen edhe të rënët për liri. Natyrisht, në këtë ceremoni ishin të ftuar edhe të zgjedhurit vendorë të opozitës, të cilët e refuzuan pjesëmarrjen.

“17 Nëntori është një ditë historike për Tiranën dhe si për çdo ngjarje tjetër me rëndësi historike apo me rëndësi për qytetin e Tiranës, kjo Bashki ka çuar ftesa sipas protokollit. Kane zgjedhur shumë herë mos t’i përgjigjen këtyre ftesave disa këshilltarë dhe u janë përgjigjur disa të tjerë. Kjo Bashki nuk detyron këshilltarët t’u përgjigjen ftesave por procedon me nderimet e duhura, sikundër të gjithë qytetarët e Tiranës patën rastin ta shikojnë. Aty ishin së bashku veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, pushtetarë vendorë përfaqësues të Qarkut të Tiranës, të institucioneve të tjera, për të bërë homazhet tona para të rënëve në betejën e Tiranës dhe të rënëve në tërësi dhe më pas për të kaluar kohë së bashku në shoqërinë e atij grupi të çmuar që bëhet gjithnjë e më i çmua me kalimin e viteve, veteranëve që kanë mbetur gjallë nga kjo luftë. Nëse dikush edhe këtë do ta përdorë për përçarje apo për energji negative, unë nuk i ndaloj dot. E vetmja gjë që mund të bëj është të përsëris vendosmërinë time për të përçuar pozitivitet, vendosmëri dhe mesazh bashkimi e bashkëpunimi” - u shpreh z. Basha.

Pjesë e debateve në këtë mbledhje është bërë edhe dekori, i cili për të dytin vit me radhë sjell një atmosferë feste, siç i takon një kryeqyteti në ditën më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Këshilltarët e PS kanë sjellë sharje dhe ofendime të bëra më parë nga ish - Kryetari i Bashkisë Edi Rama për dekorin, sikundër kanë hedhur akuza për korrupsion. Z. Basha ka theksuar se dekori i qytetit është kontribut i qytetarëve, ndërsa ka kujtuar se shpifësit dhe mashtruesit në sallën e Këshillit Bashkiak janë dënuar me ligj.

“Fatkeqësisht edhe këtë sallë depërton pafytyrësia e atyre që enden nëpër Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë këto ditë të fundit të nëntorit, në vetminë e tyre, për të prishur festën. Akuzat ndaj meje nuk ju çojnë askund, as qytetarët e Tiranës nuk i çojnë askund. Maksimumi dikë prej jush e kanë çuar para dyerve të gjyqit ku ka humbur me turp dhe është deklaruar shpifës ligjërisht por kjo është zgjedhja juaj dhe nëse ju mendoni se shpifjet dhe sulmet personale janë ato që qytetarët e Tiranës presin nga ju, bujrum!, vazhdoni me shpifje, mashtrime. Kjo është alternativë e dështuar, e provuar e tillë, por nëse kërkoni transparencë dhe jo shpifje e mashtrime, keni marrë sa herë dëshironi transparencë të plotë. Duhet ta dini shumë mirë ju dhe ata qytetarë të cilëve mundoheni t’u hidhni hi syve se 90% e dekorit të qytetit këtë vit, sikundër edhe vjet vjen si kontribut, vjen si kontribut i qytetarëve, si kontribut i biznesit dhe ju dhe askush nuk keni asnjë të drejtë të nëpërkëmbë entuziazmin, dëshirën e qytetarëve për të kontribuar. Dekori i këtij qyteti sot është vepër jo e Bashkisë por e një numri të madh qytetarësh dhe biznesesh, sikundër është shtatorja e Adem Jasharit, Monumenti i “Shqiponjës”, Mozaiku, sikundër janë koncertet. Është e pakuptueshme që në vigjilje të festës, kur të gjithë qytetarët bashkohen për të festuar, disa qejfmbetur, të mbushur me mllefin e së kaluarës mundohen të prishin festën”.

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit, Këshilli Bashkiak miratoi edhe propozimin e Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, për emërtimin e një rruge të re në Tiranë, rrugës që lidh bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”, “Konti Leopold Bertold”.

“Mendoj që është në nderin e kryeqytetit që është edhe kryeqyteti i Shqipërisë, që në këtë 100 vjetor dhe pikërisht në kohën e kësaj vizite të rëndësishme, të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, ta nderojë këtë figurë historike, që në fakt është një simbol i rëndësishëm i një miqësie që ka qenë në momente të veçanta thuajse vendimtare, për historinë moderne të shtetit shqiptar” – theksoi Kryebashkiaku Basha.

Këshilli Bashkiak ka vendosur që zona e njohur deri më sot, si fusha e “Ali Demit”, të marrë emrin sheshi “Çamëria”.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratua projekt - vendimi “Për transferimin kapital të vlerës së investimeve të kryera nga aparati i Bashkisë së Tiranës, gjatë viteve 2000 – 2009”; projekt -vendimin “Për disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë së Tiranë për vitin 2012”; ”Miratimin e sistemit të pikëzimit për programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, sistemin e pikëzimit për programin e banesave sociale me qira dhe sistemin e pikëzimit për bonusin e strehimit”. Ky vendim i cili kaloi vetëm me votat e mazhorancës, ngjalli sërisht diskutime lidhur me banesat sociale. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka sqaruar se këto banesa ende nuk kanë përfunduar.

“Banesat jo vetëm nuk kanë përfunduar por nuk kanë nisur në mënyrë ligjore. Punimet kanë nisur në kushtet e një vakumi të plotë ligjor, çka ka mbartur pasoja jo vetëm juridike por edhe fizike, për mënyrën se si janë ndërtuar, për faktin se një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës është e papërfunduar, sikundër ju siguroj se ne jemi të vendosur që jo vetëm të kalojmë problemet e mbartura nga ana ligjore por dhe të përmbyllim punimet fizike”- tha Basha.

Në mbledhje u miratua projekt - vendimi ”Për përfundimin e proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për lidhjen e kontratave para noterit”.

“Është qëllimi im të përparoj me privatizimin e plotë të gjithçkaje ka mbetur pa u privatizuar në banesat ku jetojnë qytetarët e Tiranës. Nëse ka mbetur peng deri tani, nuk ka për të mbetur më peng dhe askush s’ka për të mbajtur peng. S’kemi bërë asnjë paragjykim dhe s’do të bëjmë asnjë paragjykim. Qytetarët e Tiranës janë qytetarë të Tiranës, të gjithë që kanë mundësi të përfitojnë nga kjo do të përfitojnë! Të jesh i sigurt, se çdo vendim gjykate në këtë Bashki, respektohet. E di pse nuk zbatohen dot të gjitha njëherësh, se kam trashëguar 15 milionë euro borxh dhe natyrisht që nuk i zbatoj dot brenda një buxheti, do shtrihen pak në kohë, nuk po vë kujën, as po tregoj gishtin, as po bëj inventarin se ku kanë shkuar por janë borxh”.

Këshilli Bashkiak ka vendosur projekt - vendimin “Për transferimin e kapitalit të vlerës së investimeve të kryera nga aparati i Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 2000 – 2009”, si dhe u miratua projekti i shërbimit këshillimor për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, për qytetin e Tiranës.

“Prej afro dy muajsh kanë përfunduar bisedimet me një nga korporatat më të rëndësishme botërore IFC, Korporata Ndërkombëtare Financiare, pjesë e Bankës Botërore, e cila ka pranuar të financojë me një shumë prej 680 mijë $, një shërbim këshillimor, i cili do të propozojë një formulë të menaxhimit të integruar të mbetjeve për qytetin e Tiranës, në përputhje me legjislacionin shqiptar, praktikat më të mira evropiane, dhe në partneritet me sektorin privat. Ky shërbim këshillimor kërkon një mbështetje edhe nga buxheti i bashkisë së Tiranës, që është një praktikë e njohur e sistemit të Bankës Botërore. Ndërkohë që kontributi i IFC –së është 680 mijë $, kontributi i kërkuar nga Bashkia e Tiranës është 120 mijë $ dhe mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë për të marrë një ekspertizë të çmuar dhe për të ecur sa më shpejt, në drejtim të modernizimit të sistemit të grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve të ngurta në qytetin e Tiranës” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Këshilli Bashkiak vendosi gjithashtu edhe zëvëndësimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë Klubi i Futbollit ”Tirana sh.a” Projekt vendimi merr shkas nga dorëheqja e kryetarit aktual të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së klubit të futbollit të Tiranës në sh.a. Këshilli miratoi 3 emrat e rinj, si Administratori i Përgjthshëm i Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe zv/Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Po në këtë mbledhje u miratua vendimi për riorganizimin e strukturës organizative, miratimin e rregullores dhe ndryshimin e nivelit të pagave të Klubit Sportiv “Tirana”. Ky vendim synon të sjellë strukturën e klubit, në përputhje me ambiciet e vendosura nga ky klub dhe aftësinë për të konkurruar ndjeshëm më mirë në kampionatet aktuale.

KOMENTE