English

Unë i paguaj, ato më japin seks. Christian Grey i vërtetë

Shumica e njerëzve edhe janë tronditur nga leximi i librit "Fifty Shades Of Grey" ku trajtohet ideja se një burrë mund të ketë një marrëdhënie kontraktuale seksuale me një grua.
Por ideja e librit patjetër që ekziston, pavarësisht që për shumë njerëz duket e paimagjinueshme ose jo pozitive.

Dexter Koh, një 30-vjeçar biznesmen nga Shoreditch në lindje të Londrës, krenohet kur ai ka një jetë të ngjashme si në libër, pasi kundrejt një page, ai gjen femra për seks.

Koh sheh ngjashmëri mes vetes dhe Grey, protagonist i personazhit të librit.
Ai pranon se ai gëzon krahasimet me Grey - një biznesmen i suksesshëm i cili insiston duke thënë: "Gjysma e grave në botë janë të magjepsura me Christian Grey.

Koh, i cili drejton një kompani PR, gjen studente femra në një faqe interneti që quhet 'SUGAR DADDY' që kur ai ishte 28, dhe hyn në 'marrëveshje reciprokisht të dobishme ".
Këto janë kontrata në mes tij dhe vajzave, ku, sipas një zëdhënësi për faqen, ato i japin atij seks dhe një kohë të mirë, ndërsa ai i paguan ato duke i bërë "të pasura".

Pra ai është i lumtur dhe shprehet se jeta e tij është si protagonisti i librit
"Fifty Shades Of Grey" Christian Grey.

KOMENTE