Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nikola Gruevski viziton Tiranën
English

Nikola Gruevski viziton Tiranën

Kryeministri i Maqedonisë z.Nikola Gruevski do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Sot në ora 09.30, Kryeministri Berisha do të presë Kryeministrin Gruevski në mjediset e kryeministrisë dhe pas ceremonialit zyrtar të pritjes, dy homologët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet ndërmjet dy delegacioneve.

Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga të dy kryeministrat, Berisha dhe Gruevski.

Axhenda zyrtare e Kryeministrit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Parlamentit.

KOMENTE