Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozita “Figurat kombëtare shqiptare në veprat e artistëve evropianë”
English

Ekspozita “Figurat kombëtare shqiptare në veprat e artistëve evropianë”

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm dje në çeljen e ekspozitës “Figurat kombëtare shqiptare në veprat e artistëve evropianë”, e autorit Eqerem Zenelaj. Në këtë ekspozitë, e organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, paraqiten 210 eksponate të nxjerra nga 17 arkiva të huaja evropiane, nëpërmjet të cilave portretet e shqiptarëve më të shquar të kohërave vijnë në penelin e piktorëve dhe artistëve të mëdhenj evropianë.

Duke shprehur vlerësimet e tij për këtë ekspozitë, Kryeministri Berisha theksoi se ky 100 vjetor ka qenë një leksion i madh për shqiptarët, për historinë e tyre, për të njohur më mirë vlerat e saj dhe gabimet e së shkuarës.

Prof. Eqerem Zenelaj i ka përmbledhur punimet e kësaj ekspozite në një album, një kopje të të cilit ia dhuroi Kryeministrit Berisha.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Dëshiroj të shpreh falënderimin, mirënjohjen dhe respektin tim më të madh për punën e shkëlqyer që Prof. Eqerem Zenelaj ka bërë për shumë vite në arkivat e huaja më të lidhura me jetën shqiptare dhe ia ka dalë të mbledhë këtu, të na paraqesë sot, në një moment kulmor të kombit shqiptar, siç është 100 vjetori i pavarësisë së vendit, portretet e shqiptarëve më të shquar të kohërave, nga koha e Skënderbeut e deri më sot, në penelin e piktorëve dhe artistëve të mëdhenj të vendeve të ndryshme.

KOMENTE