Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeqyteti i pavaresise shpall qytetare nderi Qose dhe Uithers
English

Kryeqyteti i pavaresise shpall qytetare nderi Qose dhe Uithers

    Qosja e Uithers, Qytetarë nderi të Kryeqytetit të PavarësisëPostuar më: 27/11/2012Ata përfaqësojnë dy figura të ndritura, miq të mirë të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku ndodhen, ndaj përvjetori i 100-të i Pavarësisë është momenti më i mirë për t’i nderuar me titullin e lartë të Qytetarit të Nderit. Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uithers dhe akademiku Rexhep Qosja kanë qenë dje të ftuarit e nderit të qytetit bregdetar. Në një ceremoni festive në mjediset teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës atyre u është dorëzuar titulli “Qytetar Nderi”, akorduar nga Këshilli bashkiak i këtij qyteti. “Prej sot ne kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju përfshijmë në librin e artë të qytetit si bashkëqytetarë të shquar. Vendimin që Këshilli Bashkiak me unanimet e mori në datën 8 nëntor, po jua komunikojmë sot duke ju uruar njëkohësisht për këtë vlerësim që vjen nga shpirti i popullit vlonjat në jubileun e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ngjarjes më madhore të historisë sonë kombëtare”, është shprehur kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika gjatë fjalës hapëse të ceremonisë.Duke portretizuar ish-ambasadorin e SHBA, Xhon Uithers, kryebashkiaku Gjika theksoi: “Thjeshtësia e tij emblematike, gjuha e komunikimit, mjediset që zgjidhte për të përcjellë mesazhet diplomatike shpesh jo dhe aq të tilla për klasën politike për të gjithë popullin shqiptar, na kanë mbetur të freskëta në kujtesë edhe sot. Na tërhiqte statura e tij që jo rrallë atëherë kur duhej dilte disi nga manteli i diplomatit për t’i mëshuar konsekuencës në qëndrimet që përfaqësonte që ato të dëgjoheshin edhe nga ata që nuk donin të dëgjonin”. Ndërsa për akademikun e shquar, Rexhep Qose, duke cituar disa pjesë nga vepra e tij “Panteon i rralluar”, Gjika u shpreh: “Paragrafët që citova më lart dhe që tingëllojnë aktualë dhe sot dhe në të ardhmen në Shqipëri reflektojnë qartësisht largpamësinë, staturën tuaj të vlerësimit dhe të qëndrimit të fenomeneve në jetën reale. Përfaqësojnë kualitetin tuaj të lartë si një mendimtar, si një filozof me qëndrime kritike dhe konsekuent ndaj çdo dukurie negative që frenon prosperitetin dhe zhvillimin e atdheut mëmë. Me veprimtarinë tuaj ju keni treguar se jeni i gatshëm të dilni ndesh me të gjitha ato praktika që cenojnë korrelacionin e vlerave të një demokracie funksionale në shërbim të së ardhmes së kombit”.Historiani Pëllumb Xhufi ka zgjedhur për të prezantuar akademikun Qose në këtë ceremoni një detaj interesant nga historia e popullit tonë. “I dashur Profesor  Qosja, në 28 nëntor 1962, në 50 vjetorin e shpalljes së pavarësisë  populli i Vlorës ishte i përgatitur të priste korifeun e Shqipërisë të madhin Fan Noli. Fjala për vizitën e tij ishte përhapur në anë e kënd vendit, por Fan Noli nuk erdhi dhe ajo festë e ndjeu shumë mungesën e tij. Sot në 100 vjetorin e pavarësisë Vlora e flamurit ka kënaqësinë t’ju ketë ju mik të veçantë, qytetarin e madh dhe të shtrenjtë të saj . Ky fakt ja shton ja shton harenë dhe mbi të gjitha ja shton përmbajtjen festës së të gjithë shqiptarëve, sepse si askush tjetër ju përcillni në Vlorë frymën moralin dhe mesazhin e asaj lëvizje të madhe kombëtare demokratike, siç e quani ju Rilindjen Kombëtare që përgatiti atë aktin e thjeshtë, por shpëtimtar të ngritjes së flamurit shqiptar këtu në Vlorë në vitin 1912”, është shprehur Xhufi, i cili më pas ia ka lënë vendin Kryetares së Këshillit Bashkiak Vlorë, Etjona Hoxha që i dorëzoi Rexhep Qoses titullin e akorduar me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm në letërsinë dhe historinë shqiptare, për meritat e veçanta në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe ruajtjen e identiteti kombëtar përmes botimeve të shumë veprave me trajtim të thellë të historisë sonë 100 vjeçare e më gjerë, e strategjisë së bashkimit kombëtar në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë, për vlerësimin që i ka bërë Vlorës si kryeqendra e formimit të shtetit shqiptar”. I emocionuar e ka marrë fjalën akademiku nga Kosova, Rexheop Qosja, i cili duke falënderuar për titullin e nderit dhe ftesën për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë ka theksuar: “Për çdo shqiptar, kudo qoftë ai sot, që e don popullin të cilit i takon dhe që e don Shqipërinë, që pjesëtarët e brezit tim gjithnji dhe kudo qoftë në liri a në botë e quanin Nëna Shqipëri, s’mund të ketë nderim më të madh sesa prej vlonjatëve të jetë i shpallur qytetar nderi i Vlorës. Ky është nderim që kuptimson shumë jetën e të nderuarit dhe ky është nderim që e obligon shumë të nderuarin me këtë titull, dhe si të mos jetë kështu”. Ai është ndalur në rolin që historia dhe gjeografia i caktuan Vlorës për të qenë mendja dhe zemra bashkuese e shqiptarëve në 28 nëntor 1912. Gjeografia për shkak të pozitës së mbrojtur që favorizonte një siguri më të madhe për ngjarjen më të rëndësishme dhe historia për traditat e burrërisë dhe të trimërisë së banorëve të saj, të labëve të lavdishëm dhe të rrethinave të saj që ishin premtimi më i sigurt për mbrojtjen e personaliteteve historike që do vinin për shpalljen e Pavarësisë. Por, Vlora veç të tjerash ishte dhe vendlindja e burrshtetit, Ismali Qemali, të cilin sipas Qoses “nëna natyrë e kishte përgatitur për t’u bërë çka do të bëhej ai në historinë e popullit shqiptar”.E kështu për akademikun Rexhep Qosja që prej asaj dite të shënuar shqiptarët kanë vazhduar e do të vazhdojnë të kremtojnë në Vlorë ditën e madhe të Pavarësisë. “Tani e 100 vjet në 28 nëntor shqiptarët nuk mblidhen dhe nuk kremtojnë si republikanë, socialistë apo demokratë. As si toskë a gegë, as si katolik, ortodoks a mysliman. Në Vlorë përkujtim dhe nderim të 28 nëntorit shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Mblidhen e kremtojnë si shqiptarë të bashkuar që pa shmangshëm do ta bëjnë Shqipërinë e bashkuar, Shqipërinë për të cilën votuan delegatët e Kuvendit të Vlorës, Shqipërinë që ishte ideali i tyre, që i kanë thënë asaj emrin Shqipëria Entike. Kështu ishte 99 vitet e shkuara, kështu do të jetë 100 vitet e ardhshme, kështu do të jetë gjithmonë, kështu do të jetë derisa do të jetë Vlora dhe Vlora do të jetë gjithmonë”, është shprehur akademiku Rexhep Qose. Për të prezantuar ambasadorin Xhon Uithers në foltoren e ceremonisë është ftuar më pas gazetari Sokol Balla. “Kemi kaluar momente të bukura gjatë viteve 2007 – 2010, por dhe momente tepër të vështira. Mendoj që pa praninë e Xhon Uithers shumë gjëra mund të kishin shkuar ndryshe. Mendoj se në përgjithësi, për sa kohë Xhon Uithers ishte ambasador në Shqipëri ne patëm një president më të mirë se ç’do kishim pasur pa të, një kryeministër më të mirë se ç’do kishim pasur pa të, një kryetar opozite më të mirë se ç’do kishim pasur pa praninë e Xhon Uithers”, është shprehur Balla. Gazetari i njohur ka vlerësuar ndjeshmërinë e ish-ambasadorit karshi Shqipërisë dhe shqiptarëve, karshi problemeve dhe gabimeve tona, ndjeshmëri, e cila shpesh herë e bënte të harronte që ishte ambasador dhe të harronte që ishte amerikan. “Ai e do Shqipërinë më shumë se ç’e duan shumë nga ne. Vlora është nderi i kombit dhe ju sot po shpallni nderin e nderit të kombit një amerikan që është shumë më shqiptar se ne, Xhon Uithers”, ka deklaruar Sokol Balla, duke ftuar më pas Kryetaren e Këshillit Bashkiak Vlorë, për t’i dorëzuar ambasadorit Xhon Uithers titullin e akorduar me motivacionin:” Për kontributin e rëndësishëm si diplomat në konsolidimin e demokracisë shqiptare, në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe realizimin e aspiratave të popullit shqiptar, për të qenë pjesë integrale e Bashkimit Europian. Për përcjelljen në hapësirat ndërkombëtare të vlerave më të mira të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Mik dhe dashamirës i Vlorës dhe qytetarëve vlonjatë”.Ambasadori Amerikan është ngjitur në skenë ku mes duartrokitjeve të sallës ka marrë titullin, si dhe ka përshëndetur të pranishmit. Duke ju referuar ngjarjes historike të shpalljes së Pavarësisë 100 vjet më parë Uithers tha: “100 vjet më parë 83 burra u mblodhën në këtë vend dhe firmosën  një copëz të vogël letre, ishte e gjatë vetëm dy fjali. Me firmosjen e kësaj cope të vogël letra të shkruar me dorë, këta 83 burra trima firmosën një zotim të shenjtë që deri ditën e sotme Shqipëria të jetë e pavarur dhe e lirë. Disa fjalë të shkurtra, por thanë gjithçka që duhej të thuhej. Me firmosjen e këtij zotimi këta njerëz vunë jetën e tyre në rrezik, siç edhe Ismail Qemali e tha atë ditë, ata hasën në rrezikun e pushtimit, në rrezikun e ndarjes, të kolonizimit dhe megjithatë vizioni që i frymëzoi ata ishte kaq i fuqishëm saqë të gjitha rreziqet u mposhtën dhe lindja e Shqipërisë u bë reale”.Për ambasadorin Xhon Uithers sot Shqipëria përjeton realitete të tjera, por edhe rreziqe te tjera. “Sot Shqipëria ka të tjera rreziqe, por Shqipëria ka një vizion të ri. Sot vizioni i Shqipërisë nuk është thjeshtë të jetë e lirë dhe e pavarur por është vizioni i një demokracie të plotësuar, i një shoqërie të qeverisur me ligje të barabarta. Është vizioni i një shprese për drejtësi, për liri, për institucione që qëndrojnë të pavarura, për barazi. Unë i di sfidat që janë përpara jush, por gjithashtu kam besim tek Shqipëria dhe tek shqiptarët”, ka theksuar ambasadori Uithers.Në përfundim e ka marrë fjalën edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë ceremoni, si dhe autoritetet e pushtetit vendor për organizimin fantastik të festimeve të 100-vjetorit. “Në kushte të tjera fjala mirënjohje nuk do të kishte vend sepse do të kishin bërë thjesht detyrën. Por në kushtet kur për të bërë detyrën janë të detyruar të bëjnë  mes kaq shumë vështirësish atëherë meritojnë gjithë mirënjohjen tonë. Kryetari i Bashkisë më i pari”, ka thënë Rama. Ai më pas ka shprehur mirënjohjen e tij për popullin e Vlorës dhe mikpritjen e qytetarëve vlonjatë që edhe një herë në këtë rast të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë po tregohen si një nga vlerat më të rralla të këtij populli. “Mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët e Vlorës. Sot dëgjova që një nisëm shumë e bukur, spontane, qytetare për hapjen e dyerve të shtëpive për ata që vijnë nga Kosova, për ta kaluar këtë natë këtu në Vlorë, po ka një sukses të jashtëzakonshëm sepse deri tani janë regjistruar disa mijëra qytetarë të Kosovës, familjarë që bashkë me fëmijët kanë marrë rrugën për të trokitur në dyert e hapura të shtëpive vlonjate. Mirënjohje dhe falënderim nga zemra për të gjithë ata që po vijnë dhe do të vijnë nga Kosova. Ndërkohë takova gjatë rrugës edhe një grup që kishte ardhur nga Presheva. Mirënjohje atyre që po vijnë nga Maqedonia, apo nga të tjera vende, për ta festuar Pavarësinë në kryeqytetin e saj, në Vlorë”, ka përfunduar kreu i Partisë Socialiste, duke i ftuar më pas të pranishmit të merrnin pjesë në zbulimin shtatores së plakut të urtë Ismali Qemali.

KOMENTE