English

Shqipëria abstenoi lidhur me statusin e Palestinës si shtet vëzhgues

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dje miratoi me shumicë votash një rezolutë me anë të së cilës i njeh Palestinës statusin e Shtetit Vëzhgues Jo Anëtar të kësaj organizate, Shqipëria abstenoi së bashku me 40 vende të tjera rajonit, Evropës e më gjerë.

Si një vend që e ka njohur Shtetin e Palestinës dhe mbështetur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, me qëndrimin e saj Shqipëria iu përmbajt pikëpamjes se vazhdimi i procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe pranimit nga palët i ekzistencës së dy shteteve, të cilët jetojnë në paqe dhe siguri me njëri-tjetrin, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranueshme.

Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të rishprehë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me palët dhe komunitetin ndërkombëtar me synimin për të kontribuar në vendosjen e paqes dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

KOMENTE