Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: të rinjtë, përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë të Partisë Demokratike
English

Berisha: të rinjtë, përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë të Partisë Demokratike

Kryeministri Berisha ka përshëndetur dje takimin e organizuar nga një grup PD, të minibashkisë nr.5 në kryeqytet, në të cilin u bë anëtarësimi i rreth 400 të rinjve e të rejave të kësaj njësie.

Kryeministri Berisha shpërndau disa karta anëtarësimi ku i falenderoi të rinjtë për këtë zgjedhje, duke theksuar se ky është një nder i madh për të gjithë demokratët dhe demokratet e Tiranës.

Në fjalën e tij përshëndetëse ai tha:

"Ju, sot, vini në Partinë Demokratike, por unë mund t’ju them ju, me bindjen më të thellë, se kjo parti si asnjë parti tjetër në Shqipëri, por jo për rastësi dhe si asnjë parti tjetër e qendrës së djathtë në Europë, është para së gjithash e mbi të gjitha, parti e të rejave dhe të rinjve shqiptarë.

Këto 22 vite ju të rejat dhe të rinjtë e vendit tim, keni qenë energjia e pashtershme, guximi dhe trimëria, vetëmohimi dhe frymëzimi, keni qenë përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë të Partisë Demokratike.

KOMENTE