Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bota Uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë
English

Bota Uron Shqipërinë për festën e Pavarësisë

Kryetares së Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli vazhdon të marrë letra të shumta urimi nga Kryetarë të Parlamenteve e Senateve nga Europa e Bota për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jubile që pati një jehonë të jashtëzakonshme në të mbarë botën.

Urimet e tyre për këtë kryefestë kombëtare historike kanë dërguar; Kryetari i Bundestag-ut gjerman, Norbert LAMMERT Kryetari i Parlamentit të Francës, Claude Bartolone, Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Angli, Baroness D’Souza, Kryetar i Dhomës së Komuneve, John Bercow, Kryetari i Komitetit te Përhershëm te Asamblesë Popullore të Republikës së Kinës, Wu Bangguo, Kryetari i Dhomës së Lartë të Japonisë, Kenji HIRATA, Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, Fehmida Mirza, Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Kryetari i Parlamentit të Brazilit, Marco Maia, Kryetari i Parlamentit të Findlandës, Eero Heinaluoma, Reuven RIVLIN, Kryetari i Parlamentit të Irlandës, Sean Barret.

Po ashtu letra urimi kanë mbërritur nga, Kryetari i Senatit të Italisë Renato Schifani, Kryetari i Parlamentit të Hungarisë Laszlo Kover, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Hollandës, Anouchka van Miltenburg, Kryetarja e Senatit të Belgjikës, Sabine De Bethune, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Andre Flahaut, Kryetari i Senatit të Republikës Çeke, Milan Stech, Kryetarja e Parlamentit të Polonisë, Ewa Kopacz, Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Borusewicz, Kryetarja e Parlamentit të Letonsë, Solvita Aboltina, Kryetari i Parlamentit të Luksemburgut, Laurent Mossar, Kryetari i Parlamentit të Monakos, Jean-François Robillon, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros, Yiannakis L. Omirou, Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Gregor VIRANT, Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, Valeriu ZGONEA, Kryetari i Senatit të Rumanisë, Crin Antonescu, Kryetari i parlamentit të Kroacisë, Josip LEKO.

Letra të shumta urimit vijojnë t’i mbërrijnë Kryetares së Kuvendit, për të uruar këtë datë të madhe të Kombit edhe nga organizata, shoqata e bashkëatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora.

KOMENTE