Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të hënën, bashkia e Tiranës merr projektin e përfunduar të bulevardit të ri
English

Të hënën, bashkia e Tiranës merr projektin e përfunduar të bulevardit të ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim Asistent/Sekretarin e Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit, z. Ali Bin Fahad.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka njohur zyrtarin e lartë të shtetit të Katarit, me ecurinë e projektit të bulevardit të ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës. Të hënën, projekti i detajuar, i përfunduar nga studio arkitekturore “Grimshaw” i dorëzohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës, duke i hapur kështu rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve, për kthimin në realitet të këtij projektit strategjik për Tiranën.

Kryebashkiaku Basha ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e shprehur nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani, për të mbështetur financiarisht realizimin e këtij projekti.

Z. Basha ka mirëpritur interesin e shprehur nga z. Ali Bin Fahad, që disa kompani shtetërore nga Katari, të vendosin aktivitetin e tyre në Tiranë, pikërisht në bulevardin e ri. Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës është e hapur dhe do të krijojë të gjithë lehtësitë e nevojshme, për çdo investitor që zgjedh Tiranën për të shtrirë aktivitetin e tij.

KOMENTE