English

Pështynte në ushqimin e deputetëve. Kamarrierja pushohet nga puna

Ajo u shkarkua nga guzhina e parlamentit Ukrainas, pasi pështynte në ushqimin që i servirej deputetëve.
Yulia Borshchenko ka pranuar se ka bërë një veprim të tillë dhe është justifikuar se ishte e vetmja mënyrë për hakmarrje personale pasi këta deputetë ishin shkaktarë të prishjes së vendit të saj.
Skandali shpërtheu pasi një deputet i Partisë Komuniste zbuloi se dikush kishte pështyrë në supën e tij, dhe hetimi menjëherë gjeti kamarrieren Borshchenko si përgjegjëse të kësaj situate.

Borshchenko pranoi se nuk ndiente aspak keqardhje pasi e konsideronte hakmarrje personale politike.

Mendoni se kemi rroga të mira në kafetari? Jo dhe aq, marr 390 dollarë në muaj – kjo nuk është asgjë nëse jeton në kryeqytetin e Ukrainës. Kam punuar për katër vjet për shkak se më dhanë mundësinë për të marrë hak ndaj parlamentarëve për atë që i kanë bërë vendit dhe popullit. Nëse dikush mendon se jam penduar për atë që kam bërë, e ka gabim”, u tha medieve kamerierja.

Borshchenko ka shtuar se ka pështyrë në ushqimet e deputetëve disa herë. Ajo thotë se nuk do të kërkojë më punë si kameriere por do të nisë karrierë si shkrimtare.

KOMENTE