English

Bleona Qereti tani edhe aktore përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti (lindur më 14 maj 1985), është një këngëtare shqiptare, aktore dhe artiste. Lindur në Shqipëri rritur dhe edukuar në Evropën Perëndimore me një diplomë BA në aktrimi, Bleona ka dalë në skenë që në moshën 5 vjeçare, madje duke fituar konkurse të shumta ndërkombëtare.

Popullariteti i saj në skenë, online, përmes televizionit, dhe në revista të panumërta, vazhdon të tërheqë tifozët që variojnë nga vajzat adoleshente të personaliteteve qeveritare dhe mbretërve, madje duke përfshirë familjet mbretërore të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Princin Albert të Monakos si dhe si udhëheqës të biznesit ndërkombëtar, duke përfshirë Roberto Cavalli, Emilio Pucci, Ermano Scervino dhe Donald Trump i cili ka kërkuar paraqitjen e saj për një ngjarje në mbledhjen e fondeve në Mar-A-Lago.

Një shfaqje e fundit në Stamboll ka patur një sukses të jashtëzakonshëm ku ajo ka kënduar vetëm në anglisht.
Ngjarje të tilla si këto kanë zgjeruar reputacionin e Bleonës si një interpretuese e suksesshme, ndërkombëtare të aftë për të impresionuar audiencën e saj, kudo në Gjermani, Londër, Zvicër, Itali, Nju Jork etj. Bleona flet katër gjuhë: shqip anglisht, italisht, gjermanisht.

Ndërsa tani Bleona Qereti, e cila synon karrierë edhe në kinematografi, zyrtarisht është paraqitur si aktore në ueb-faqen “IMDb.com”, që njihet si burimi më i njohur dhe me autoritativ në botë për film, televizion.

Bleona është prezantuar në këtë faqe me një biografi të shkurtër dhe me një set fotografik, të përbërë nga 32 imazhe mbresëlënëse të saj, në mesin e të cilave edhe disa nudo. Siç është shkruar më parë, angazhimi i saj i parë kinematografik e sjell atë në rolin e Lunës, në serialin televiziv "True Justice", përkrah aktorit të njohur amerikan Steven Seagal.

Seriali në sezonin e dytë, ku luan Bleona, ka filluar transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë “Reelz”. Bleona në bashkëpunim me Timbaland ka hedhur në treg siglën e "Pass Out", ndërsa së shpejti pritet të publikojë edhe albumin në anglisht.

KOMENTE