English

Meshkujt e refuzuar seksualisht kthehen në pianecë

Nëse do t'i ofroje një mize frutash mashkull, mundësinë e zgjedhjes së një ushqimi me alkol dhe ekuivalentin e tij pa alkol, vendimi i tij do të varej nëse ai ka mundur të gjejë një partnere së fundmi ose është refuzuar nga një femër.
Mizave të cilave i është ofruar shpatulla e ftohtë janë më të predispozuar të shkojnë tek ushqimi që përmban alkol.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur miza pi alkol në trurin e tyre aktivizohen rrugë që nxisin kënëqasinë. Ata gjithashtu e dinë se ndërveprimet sociale janë ndër përvojat më të dobishme.

Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtari Galit Shohat-Ofir, që kreu punën në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko kërkuan për të parë nëse të dy llojet e shpërblimeve janë të lidhura në tru.
Shkencëtarët vunë 24 miza frutash meshkuj (Drosophila melanogaster) në njërën prej dy situatave. Gjysma e meshkujve ishin të vendosur në shishe në grupe me nga katër, secili grup me 20 miza femra që ishin të gatshëm për t'u çiftuar, duke i lejuar meshkujt të çiftohen me femra të shumta. Gjysma tjetër e meshkujve u vendos vetëm në shishe, secili me një femër që sapo ishte çiftuar.
Pas 4 ditëve të çiftëzimit të përsëritur apo refuzimit, meshkuj u zhvendosën në kontejnerë të rinj, me ushqim pure-disa me alkool dhe të tjerë pa alkol.

Hulumtuesit besonin se të gjitha mizat do të kishin preferuar ushqimin me alkol, por nuk ishte kështu. Meshkujt që ishin çiftuar kishin neveri ndaj ushqimeve që përmbanin alkool", thotë Shohat-Ofiri ndërsa meshkujt e refuzuar kanë një preferencë të lartë për ushqimin me alkool. Mesatarisht, meshkujt e refuzuar pinë alkool katër herë më shumë se meshkujt e çiftuar.
Shohat-Ofiri dhe kolegët dyshojnë se neuropeptidi F (NPF) në tru mund të luajë një rol të rëndësishëm në lidhje, pasi ai është zbuluar më parë si ndërmjetësuesi për preferencën ndaj alkoolit. Pra, ata matën nivelet e NPF në trurin e mizave 'pas çiftëzimit ose pas refuzimit nga një femër. Meshkujt e refuzuar, kishin gjysmën e NPF-së në trurin e tyre. Nëse studiuesit do të ulnin nivelet e receptorëve NPF në tru, meshkujt që ishin çiftuar do të vepronin si ata që ishin refuzuar, duke konsumuar ushqime që përmbanin më shumë etanol dhe e kundërta.

Mesazhi është se përvojat janë të përkthyera në një nënshkrim molekular nëpërmjet niveleve të NPF- së. Nga ana tjetër, nivelet NPF-së që drejtojnë sjelljen-pijshëm ose jo të pijshëm, do të rivendosin sistemin e shpërblimit në nivele normale.
Rezultatet tona me siguri nuk përkthehen drejtpërdrejt nga mizat tek njerëzit, thotë "Shohat-Ofiri," por kjo ngre pyetje dhe sugjeron për studime të ardhshme.

KOMENTE