Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e shtetit sekuestron pasurinë e Migert Shkëmbi Tafa
English

Policia e shtetit sekuestron pasurinë e Migert Shkëmbi Tafa

Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Tirona”, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 1.000.000 euro të shtetasit Migert Shkëmbi Tafa.

Në kuadër të këtij operacioni, është bërë sekuestrimi i:

- një hoteli 3 katësh me emrin “Hotel Tirona”

- një dyqani

- si dhe një ambienti i përdorur si zyrë.

Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur në sajë të një hetimi intensiv 4 mujor, si dhe një analize të hollësishme financiare të strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë.

Ky hetim u krye në kuadër të një procedimi penal regjistruar në ngarkim të shtetasit Migert Tafa për veprën penale “të pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Gjatë ecurisë së këtij hetimi ka rezultuar se këto pasuri janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, ku i përfshirë ishte shtetasi Migert Tafa. Për këtë aktivitet kriminal ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 vjet e 8 muaj burg.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sekuestros për pronat e paluajtshme të këtij shtetasi.

Nga Strukturat e Pastrimit Parave në Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, me qëllim vendosjen e sekuestros në kuadër të këtij procedimi penal.

Ky operacion është në vazhdën e një sërë operacionesh të suksesshme të strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit, në kuadër të një sërë hetimesh të rëndësishme, me qëllim sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

KOMENTE