Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Gazeta 55 një avokate e pamposhtur e interesit kombëtar të shqiptarëve
English

Berisha: Gazeta 55 një avokate e pamposhtur e interesit kombëtar të shqiptarëve

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë dje në ceremoninë e organizuar për 15 vjetorin e themelimit të Gazetës së përditshme “55”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE në Tiranë Ettore Sequi, Ambasadori i Prezencës së OSBE Eugen Volfarth si dhe shumë miq dhe të ftuar nga politika, arti, gazetaria etj. Kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij uroi botuesin e gazetës “55” zotin Fahri Balliu, stafin dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e madhe që ata kanë bërë në mbrojtje të fjalës së lirë në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se janë me mijëra ata që nderojnë sot gazetën “55”, sepse ajo u bë zëdhënëse e mendimit të tyre. "Gazeta guxoi kur ata ndoshta dhe nuk guxonin. Gazeta shprehu mendimin e tyre kur ato dhe mund të mbeteshin të ndrydhura", u shpreh kryeministri.

Ai e cilësoi Gazetën “55”, në 15 vite si një avokate të pamposhtur e interesit kombëtar të shqiptarëve. "Faqet e saj kanë qenë gjithnjë të hapura për zërin e shqiptarëve kudo që ata jetonin, në Shqipëri, në Kosovë, në diasporë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe kudo. Ata kishin në këtë gazetë një mik të çmuar për të përcjelle mesazhin e unitetit kombëtar, mesazhin e bashkimit kombëtar, mesazhin e idealit kombëtar. Gazeta qëndroi e vendosur në vokacionin perëndimor të kombit shqiptar", theksoi kryeministri.

KOMENTE