Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barack Obama, kryeson listën e njerëzve më të fuqishëm në botë
English

Barack Obama, kryeson listën e njerëzve më të fuqishëm në botë

Për të dytin vit me radhë, revista amerikane “Forbes”, radhit presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.

Obama pasohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Lista përmban 71 emra – shifër kjo që Forbes e ka lidhur me numrin e njerëzve në botë, i cili kap 7.1 miliardë.

Në dhjetëshen e parë ndodhet themeluesi i Micorsoft-it dhe filantropi, Bill Gates, Papa Benedickti XVI, dhe dy bankierë: kryetari i Rezervave Federale të SHBA-së, Ben Bernanke dhe presidentit i Bankës Evropiane, Mario Draghi.

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, kryeministri britanik, David Cameron, dhe shefi i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, kompletojnë dhjetëshen e parë.

KOMENTE