Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Investitorët kanadezë të interesuar për investime në Shqipëri
English

Investitorët kanadezë të interesuar për investime në Shqipëri

Kryeministri Berisha ka pritur në takim, përfaqësues të Grupit investues e financiar kanadez Das Capital, me qendër në Toronto, i cili kryesohej nga David Subotic, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Grupit.

Zoti Subotic tha se Shqipëria hyri në hartën e interesit të Grupit të tij falë informacionit dhe eksperiencave të suksesshme të kompanive kanadeze në Shqipëri. Reformat fiskale dhe administrative të ndërmarra në Shqipëri, tha zoti Subotic, e kanë bërë Shqipërinë interesante për kompaninë tonë. Sipas zotit Subotic, fushat e interesit për investime në Shqipëri të kësaj kompanie janë turizmi dhe argëtimi, si dhe minierat. Eksperiencat tona ndërkombëtare së fundmi janë konkretizuar, tha ia, në projektide për zhvillime të njëjta edhe në Shqipëri. Ngritja e komplekseve turistike në bregdet është ndër projektet e para që ka tërhequr vëmendjen e Grupit, për t’u zhvilluar në Shqipëri. Sikundër edhe sektori i energjisë, si ndërtimi i hidrocentraleve, privatizimi i minierave apo operacione kërkim shfrytëzimi për naftë e gaz.

Kryeministri Berisha i falënderoi për interesin, vëmendjen dhe projektidetë konkrete, duke iu bërë një ekspoze të situatës ekonomike të vendit dhe të potencialeve të tij në fushën e turizmit, energjisë dhe minierave. Kryeministri ju prezantoi lehtësirat fiskale, taksat e ulëta, heqjen e një sërë tarifash dhe taksash, shërbimet One Stop Shop dhe kujdesin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj investitorëve privatë, vendas e të huaj. Duke u ndalur në mundësitë për investim, Kryeministri tha se sektori i turizmit detar apo malor është një potencial akoma i pashfrytëzuar që premton sukses në projekte, po ashtu fusha e energjisë dhe minierave. Shqipëria, nënvizoi Kryeministri, ka tashmë histori suksesi dhe ofron potenciale të shumta dhe mbështetja e qeverisë është dhe do të jetë e përhershme, si një tjetër garanci e suksesit të sektorit privat dhe si kontribut në zhvillimin e vendit.

KOMENTE