Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave
English

16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave

Kryeministri Berisha përshëndeti punimet e konferencës kombëtare “Dhuna është krim! Vepro Tani!”. Kjo konferencë u zhvillua, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, në kuadër të fushatës ‘16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave”.
Kryeministri Berisha u shpreh se dhuna ndaj grave është kthyer në një çështje tepër shqetësuese dhe se është i domosdoshëm një promovim shumë më i madh mediatik, një fushatë konstante mediatike kundër saj, shoqëruar kjo me mekanizma ligjorë që të bëjnë përgjegjës autorët e kësaj dhune.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të mbështetur liritë dhe të drejtat e tyre, ndërsa shtoi se qeveria dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të ndjekin karrierën. “Do të kërkoja të bëhet një përpjekje e madhe që gratë e vajzat të ndjekin karrierën e tyre, si një nga kushtet më themelore për të kontribuar në emancipimin e tyre dhe të shoqërisë”, u shpreh Kryeministri.

KOMENTE