Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërblim për pronarët, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale
English

Shpërblim për pronarët, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pronarëve, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, i propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit.

Vendimi përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm në qarqet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Kukësit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, me sipërfaqe prej 61 242 metra katror truall.

Masa e shpërblimit, e përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sipas metodikës për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ka vlerë të përgjithshme 801 132 560 lekë.

KOMENTE