Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hanë shokun e tyre për të mbijetuar në det të hapur
English

Hanë shokun e tyre për të mbijetuar në det të hapur

Humbën orientimin dhe nuk mund të ktheheshin në breg. Si rezultat për të mbijetuar për një kohë prej tre muajsh ata kanë therrur shokun e tyre dhe e kanë ngrënë.

Aleksander Abdullaev dhe Aleksej Gradulenko janë dy peshkatarët rusë të cilët akuzohen se kanë kryer një krim të tillë.

Ata u pikasën në det nga skuadrat e shpëtimit, të cilat pasi kontrolluan varkën gjetën në të gjurmët e dy personave të tjerë që kishin qenë në varkën e peshkimit.

Pjesë trupi të copëtuara dhe kafka e njërit prej peshkatarëve janë gjetur në varkë, çka ka bërë që autoritetet të ngrenë akuza për kanibalizëm ndaj dy të mbijetuarve.

“Ne dyshojmë se dy të mbijetuarit mund të kenë vrarë dhe më pas të kenë ngrënë shokun e tyre, thjesht nga uria e madhe”, citohet të ketë thënë një zyrtar i policisë për mediumet ruse, transmeton BW.
Peshkatarët mohuan akuzat, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar gjurmë të peshkatarit të katërt, për të cilin nuk ka ende asnjë gjurmë.

KOMENTE