Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada amerikane. Proçedurë e re vizash, që nga 21 dhjetori 2012
English

Ambasada amerikane. Proçedurë e re vizash, që nga 21 dhjetori 2012

Më 21 Dhjetor 2012 Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë do të implementojë një procedurë të re aplikimi për vizat jo-emigruese për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Ndryshimet në procesin e aplikimit do të jenë thelbësore. Si rezultat i kësaj, aplikantët e vizave nuk do të jenë në gjendje të caktojnë data takimi për viza jo-emigruese nga datat 11-21 Dhjetor. Vetëm aplikantët me takimet e planifikuara paraprakisht do të intervistohen gjatë kësaj periudhe.

Më 21 Dhjetor procedura e re do të hyjë në fuqi dhe aplikantët mund të caktojnë përsëri takime; megjithatë, takimet e para të disponueshme do të fillojnë më 4 Janar 2013. Aplikantët nuk do të jenë në gjendje të caktojnë data takimi gjatë periudhës kohore 21 Dhjetor 2012 deri më 3 Janar 2013.

Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fund të Dhjetorit; nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalish për një intervistë. Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit; kërkesat standarde për kualifikimin për vizë jo-emigruese do të mbeten të njëjta.

KOMENTE