Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 konceptet më të gabuara të vitaminës D
English

5 konceptet më të gabuara të vitaminës D

Në shkollë kemi mësuar shumë njohuri në lidhje me vitaminën D, por me siguri keni harruar shumicën e tyre.

Ne kemi grumbulluar pesë konceptet më të gabuara, të cilat paraqiten më poshtë.

1. “Vitamina D tretet në yndyrë, prandaj lehtë mund të ndodhë edhe mbi-dozimi”

E vërteta qëndron se është vështirë të ndodh mbi-dozimi me vitaminë D – hulumtuesit tani sugjerojnë doza edhe më të larta ditore, në atë që më parë ishte konsideruar si e rekomandueshme.

2. “Rrezet e diellit apo sallonet për rrezitje mund të sigurojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D për organizmin e njeriut”

Në disa pjesë të Evropës, njerëzit nuk kanë mundësi të marrin rreze dielli me bollëk, madje edhe gjatë verës. Gjatë dimrit, kjo bëhet edhe më se e vërtetë, prandaj secili kërkon përforcime me vitaminë D.

Ishte dëshmuar shkencërisht se rrezatimi UV-A, i zakonshëm për sallonet e rrezitjes, nuk është burim i mirëfilltë i vitaminës D.

3. “Të ushqyerit dhe konsumi i rregullt i ushqimeve, sigurojnë sasitë e duhura ditore të vitaminës D”.

Veza konsiderohet si burim i pasur i vitaminës D. Ju duhet t’i hani 33 vezë dhe 2-5 kg djathë për ta plotësuar dozën e nevojshme ditore të vitaminës D. A mund t’i hani të gjitha këto gjatë një mëngjesi?

4. “Vitamina D është e rëndësishme vetëm në fëmijëri”.

Furnizimi i mirëfilltë me vitaminë D është i rëndësishëm në gjitha fazat e jetës, kurse nënat, të moshuarit, personat me diabet, dhe ata obezë, kanë nevojë për doza ditore të shumëfishuara.

5. “Vitamina D është e nevojshme vetëm për të siguruar shëndetin e eshtrave”

E vërteta është se, nuk ka organ në trupin e njeriut që nuk ka nevojë për vitaminë D. Mungesa e saj është ndërlidhur me shumë sëmundje të zemrës dhe kardiovaskulare, tumore, dhe sëmundje auto-imune.

KOMENTE