Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova vendos regjimin e vizave hyrëse për 87 vende të botës
English

Kosova vendos regjimin e vizave hyrëse për 87 vende të botës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është nisur për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu.
Fillimisht, ministri Hoxhaj ka qëndruar në Stamboll, ku ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në këtë qytet, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Qeverisë për aplikimin e regjimit të vizave hyrëse në Republikën e Kosovës, për shtetasit e shumicës së 87 vendeve të ndryshme të botës, me të cilat do të zbatohet ky regjim.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për funksionalizimin e infrastrukturës së nevojshme për fillimin e aplikimit të regjimit të vizave.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Jashtme për këtë Konsullatë, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën funksionalizimi i regjimit të vizave si në aspektin e brendshëm, por edhe në proceset integruese euro-atlantike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj, po ashtu vlerësoi rolin e rëndësishëm të Konsullatës në Stamboll, e cila përveç ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, do të ketë rol të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, tregti, arsim, shkencë, kulturë e fusha të tjera ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Duke pasur parasysh se shumica e vendeve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave ndodhen në Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë, është vendosur që Konsullata e Përgjithshme në Stamboll të jetë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë, për shtetasit e këtyre vendeve.

Vendosja e regjimit të vizave nga ana e Kosovës, ndikon në ruajtjen e sigurisë të brendshme të Republikës së Kosovës si dhe adreson shqetësimet në raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kalimin e jashtëligjshëm përmes Republikës së Kosovës në vendet e treta, si dhe ka ndikim të drejtpërdrejt në angazhimet ndërkombëtare të Kosovës në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Pas funksionalizimit të këtij regjimi, qytetarët e 87 vendeve të botës, duhet të pajisen me viza hyrëse për në Republikën e Kosovës, viza të cilat do të mund të merren të gjitha misionet konsullore të Kosovës nëpër botë.

KOMENTE