English

Task-forca e Bashkisë së Tiranës "ndalon" fishekzjarret

Task-forca e Bashkisë së Tiranës, krahas monitorimit të çmimeve po mbikqyr dhe tregtimin e fishekzjarreve. Aksioni i Task-forcës është përqëndruar në tregun e Qytetit Nxënësve. Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi tha se tregtarët tashmë e kanë kuptuar dhe janë të bindur për vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të moslejuar rritjen abuzive të çmimeve. Deri më sot situata është nën kontroll dhe çmimet e disa produkteve janë më të lira se asnjëherë më parë në këtë periudhë.

“Vazhdojmë të vërejmë me kënaqësi që trendi i çmimeve ka një kostante tashmë e cila shkon brenda normalitetit. Nuk ka asnjë rritje e cila karakterizohet nga skema e abuzivizmit, ndaj dhe për këtë, ne si Bashki e Tiranës falenderojmë në rradhë të parë biznesin i cili i është përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë dhe nga ana tjetër falenderojmë dhe mediat që kësaj rradhe me një ndjeshmëri si asnjëherë e kanë trajtuar në një frymë mjaft pozitive.

Aspekti tjetër i punës së sotme është që ne tashmë kemi filluar të dialogojmë me bizneset, ti sensibilizojmë ata, ti orjentojmë të mos marrin produkte të cilat gjatë festës së fund vitit karakterizohen dhe kanë një kërkesë të jashtëzakonshme siç janë fishekzjarret apo produktet piroteknike. Në bisedë me ta i orientuam drejt blerjes së produkteve të cilat kanë vetëm një karakter, dekorativ dhe jo karakter plasës apo shpërthyes, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe krijojnë situata të pakëndëshme për qytetarët e Tiranës” – u shpreh z. Ibrahimi.

Z. Ibrahimi tha se Task-forca do të monitorojë tregtimin e lëndëve plasëse në mënyrë që të parandalohet që në këtë moment çdo rrezik për jetën e qytetarëvë nga përdorimi i këtyre lëndëve.

Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake kanë nisur një fushatë sensibilizimi për tregtarët për lëndët që ata duhet të tregtojnë, në mënyrë që malli i blerë prej tyre mos të sekuestrohet më pas.

“Nëse ju kujtoni dhe vitin që shkoi, Bashkia e Tiranës i ndërmorri këto aksione dhe ne patëm sekuestruar sasira të mëdha të lëndëve ndezëse dhe plasëse të cilat krijojnë problem për qytetarë, kështuqë, ne kemi filluar bisedimin me tregtarët për ti orientuar drejtë dhe në rast se ata nuk do ti përgjigjen kësaj thirrjeje, ne si vitin që shkojë do të marrim masa të njëjta për të shmangur situatat e pakëndëshme që sjellin këto produkte”.

KOMENTE