Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arratisen 1.3 mld USD të shqiptarëve
English

Arratisen 1.3 mld USD të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar sot se 1.3 miliardë dollarë, që sipas një institucioni shumë serioz ndërkombëtar me qendër në Uashington për integritetin e financave globale, janë “arratisur” nga Shqipëria. Ajo cka e rëndon më shumë këtë është fakti se janë 1.3 mld usd para të shqiptarëve dhe një nga arsyet kryesore se pse po rrënohet dita ditës ky vend. Gjatë një konference për shtyp kreu i PS-së ka theksuar se këto para të “arratisura” jashtë vendit janë paratë që paguajnë përditë shqiptarët, për rrugët e lëna përgjysmë apo borxhin gjithmonë në rritje.

Rama ka akuzuar qeverinë se në rastin më të mirë ka mbyllur sytë dhe në rastin më të keq është pjesë e lidhjeve kriminale, të cilat Departamenti i Shtetit, në raportin vjetor i cilëson si lidhje, që bashkojnë rëndom botën e krimit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe pjesë e korrupsionit që sot e ka katandisur Shqipërinë jashtë Europës.
Mesazhi i fundit në fjalën e kryetarit të PS ishte për të gjithë opozitarët: “Në Shqipëri nuk ka vetëm një opozitë të madhe, siç është Partia Socialiste. Ka edhe të tjera forca opozitare. Ka edhe një qytetar opozitar që mund të mos ta shohë veten tek asnjëra nga këto forca. Por ama, të gjitha këto forca së bashku, nga Partia Socialiste deri tek qytetari opozitar, në fund të fundit mund të ndahen në çështje që kanë të bëjnë me mënyrën sesi duhet të zhvillohet vendi dhe ajo që i bashkon të gjithë bashkë është fakti se duan vendin, duan zhvillimin e vendit, duan të japin një kontribut në rrugën e këtij zhvillimi. Të gjithë bashkë na ndan nga ata që sot qeverisin, fakti se ata, qartësisht me atë që bëjnë, tregojnë se nuk e duan këtë vend dhe fatkeqësisht, e gënjejnë këtë vend përditë”.

Më poshtë gjeni të plotë deklaratën e plotë të Kryetarit të PS, Edi Rama:


Dje të gjithë e dëgjuan, unë jam këtu për ta nënvizuar, se sipas një institucioni shumë serioz ndërkombëtar me qendër në Uashington për integritetin e financave globale, nga Shqipëria përgjatë qeverisjes së Partisë Demokratike janë arratisur 1.3 miliardë dollarë. 60% nga evazioni, 35% nga lidhjet kriminale dhe 5% nga korrupsioni, është përbërja e burimeve të këtyre 1.3 miliardë dollarëve. Por, ajo çka është me rëndësi themelore është se këto 1.3 miliardë dollarë janë paratë e shqiptarëve. Ja pse rrënohet Shqipëria ndër të tjera.
Ja ku ikin dhe paratë e borxheve që kryeministri i merr për rrugë dhe rrugët pastaj i lë përgjysmë.
Ja si ndodh që borxhi publik rritet në kurriz të shqiptarëve të zakonshëm. Sot një familje e zakonshme shqiptare paguan 800 mijë lekë në vit për borxhin publik. Ndërkohë, që nga borxhi shqiptarët “përfitojnë” vetëm rënie të fuqisë së tyre blerëse dhe asgjë tjetër.

Ja çfarë fituan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nga “duart e pastra” të Saliut në vitin 2005.
Ja se si e paguan një popull vjedhjen e votës.

1.3 miliardë dollarë të “arratisura” nga Shqipëria, përmes një evazioni përpara të cilit qeveria në rastin më të mirë mbyll sytë, në rastin më të keq është pjesë nga lidhjet kriminale, të cilat Departamenti i Shtetit, në raportin e vet vjetor i cilëson si lidhje, që bashkojnë rëndom botën e krimit me zyrtarët e lartë shqiptarë dhe nga korrupsioni që sot e ka katandisur Shqipërinë jashtë Europës. Jo vetëm si e fundit, por dhe përtej çdo parametri të pranueshëm të korrupsionit në Europë, në shoqëri me Nigerinë dhe me Etiopinë, simbole të korrupsionit botëror.
Ja pse buxheti i shtetit, që kryeministri e quan buxhetin më të madh të shekullit, s’ka lekë për personat me aftësi të kufizuar. Kanë muaj që nuk paguhen; S’ka lekë për pensionistët dhe as për transportin e mësuesve në fshat; S’ka lekë për spitalet ku njerëzit shkojnë me batanije me vete; dhe për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat e kudondodhura; S’ ka lekë për qytetin. Sot bashkitë e Shqipërisë janë thjeshtë paguese rrogash dhe shërbimesh minimale; S’ka lekë për fshatin. Sot fshati i kthehet gjithmonë e më rëndom parmendës, sepse qeveria nuk bën dot asnjë politikë. Është tërësisht e dorëzuar përpara problemeve të vendit, sepse është tërësisht e fokusuar tek hapja e shtegut të arratisjes së parave. S’ka lekë as për ujësjellsat e kanalizimet.

Ja pse u trefishuan taksat e biznesit të vogël. Që 1.3 miliard dollarë të ikin jashtë vendit.

Ja pse nuk u jepen paratë të përndjekurve apo nuk kompensohen pronarët. Që 131 milionë dollarë në vit të shkojnë në strehat fiskale “of shore”. Në ato të ashtuquajturat parajsat fiskale ku fshihen të gjitha paratë e krimit dhe të korrupsionit nëpër botë.
Ja pse nuk paguhen kompanitë e punëve publike, apo pse qeveria së fundmi nuk paguan as shërbimet nëpër restorante kur shtron dreka e darka për miq të huaj, apo për veten e vet. As ato nuk i paguan. Restorantet e Tiranës kanë fatura të tëra borxhesh të qeveritarëve që nuk paguajnë. Çfarë fatkeqësie, që në këto kushte, ky popull të jetë i detyruar të dëgjojë ato që dëgjon përditë, nga një qeveri që e vetmja punë që di të bëjë është të thotë me fjalë që po bën punë. Me fjalë të mëdha se po bën punë të mëdha. Me fjalë pa fund se po bën punë pa fund. E, që sigurisht nuk lë asnjë fjalë pa thënë për opozitën, kur opozita bën vetëm punën e saj.

408 milionë dollarë kanë ikur, janë zhdukur në vitin 2008. Të mos harrojmë është viti që i parapriu fushatës, që solli rikonfirmimin e një qeverie që deri atë ditë ishte aty me votë dhe që është aty me vota të vjedhura. Një fushatë e sunduar nga paratë e korrupsionit. Një korrupsion që i shkoi deri në palcë procesit zgjedhor, duke deformuar votën e popullit, duke bërë që fitorja e përcaktuar nga populli të humbiste kuptimin dhe në qeveri të qëndronin ata që ishin duke mos e lënë popullin të zgjedhë.

E pra, ja pse 2013 do të jetë viti i ndryshimit! Kjo nuk është më një çështje mes dy alternativash. Kjo është realisht një çështje mes një kaste, e cila ka sot një përgjegjësi më shumë, jo një përgjegjësi të vogël më shumë, por një përgjegjësi shumë më të madhe më shumë, për 1.3 miliard dollarë të “arratisura” nga vendi përpara syve të mbyllur, apo përmes duarve të saj dhe alternativës së një Rilindjeje Shqiptare. Në Shqipëri ka një sërë forcash politike. Në Shqipëri nuk ka vetëm një opozitë të madhe, siç është Partia Socialiste. Ka edhe të tjera forca opozitare.

Ka edhe një qytetar opozitar që mund të mos ta shohë veten tek asnjëra nga këto forca. Por ama, të gjitha këto forca së bashku, nga Partia Socialiste deri tek qytetari opozitar, në fund të fundit mund të ndahen në çështje që kanë të bëjnë me mënyrën sesi duhet të zhvillohet vendi dhe ajo që i bashkon të gjithë bashkë është fakti se duan vendin, duan zhvillimin e vendit, duan të japin një kontribut në rrugën e këtij zhvillimi. Të gjithë bashkë na ndan nga ata që sot qeverisin, fakti se ata, qartësisht me atë që bëjnë, tregojnë se nuk e duan këtë vend dhe fatkeqësisht, e gënjejnë këtë vend përditë.

Mesa duket jemi vërtet në rolet e gabuara:

Ata duhet të shkojnë në opozitë se dinë vetëm të flasin dhe s’dinë të bëjnë asnjë punë. Ne të shkojmë në qeveri që të bëjmë ato që themi, duke e rikthyer qeverinë në punë. Madje kësisoj do zgjidhet edhe problemi i madh i Saliut që thotë sikur të më dëgjonte mua opozita sot do ishim sa hap e mbyll sytë në Europë. Kështu që dakord, shumë më mirë me Saliun në opozitë dhe me Shqipërinë në Europë se sa me këtë qeveri të paaftë e të korruptuar deri në palcë dhe me Shqipërinë jashtë Europës.

KOMENTE