Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fryma e Re Demokratike prezente dhe në Kukës
English

Fryma e Re Demokratike prezente dhe në Kukës

Në fazën kulmore të shtrirjes së saj në Shqipëri, Fryma e Re Demokratike ka qënë e pranishme dhe në Kukës. Me shpresën për të parë një alternativë të re politike, qindra qytetarë nga zona verilindore ishin të pranishëm në Kukës, për të marrë pjesë në zyrtarizimin e degës së FRD-së në këtë qytet. Kanë kaluar 22 vjet pas nënshkrimit të aktit të parë opozitar në Kukës dhe qytetarët e tij u mblodhën sërisht në të njëjtin vend ende në pritje për një jetë më të mirë, për një Shqipëri evropiane.

“Është shumë domethënëse prania juaj personale në Kukës – iu drejtua kreut të FRD-së zonja Lavdie Nela, bashkëshorte e desidentit Avni Nela, i ekzekutuar nga regjimi komunist në 1988 – është hera e parë që një personalitet i polikës shqiptare kujdeset personalisht për grupin tonë të ish – të persekutuarve dhe desidentëve të Shqipërisë”.

Në emër të kryesisë së FRD-së në një atmosferë tejet të ndezuar, të pranishmit i përshëndeti koordinatori i kësaj force politike për zonën, zoti Aleksandër Biberaj. “Kukësi është dera e parë e mikpritjes shqiptare, përmes tij kalon Rruga e Kombit dhe megjithatë Kukësi ka ngelur jashtë vëmendjes dhe investimeve të qeverisë aktuale” – tha nënkryetari i FRD-së. “Kjo zonë ka ngelur tërësisht e braktisur dhe e anashkaluar nga investimet. Këtu nuk ka as treg funksional, as ujësjellës e as energji. Ka papunësi të lartë dhe varfëri të madhe në të gjithë zonën: Has, Tropojë e Kukës” – vijoi Biberaj.

Nën mbështetjen e dukshme të zgjarrtë të të pranishmëve, nënkryetari i FRD-së evidentoi paradokse dhe ngërçe të sotme të lidhura me këtë zonë. “Kukësi nuk e meriton që të jetë i përfaqësuar dikur me Hasan Prishtinën e sot me Flamur Nokën. Kukësi është paradoksi i investimeve ku ka aeroport pa avion dhe treg që nuk funksionon” – tha Biberaj.

Më tej nënkryetari i FRD-së tha se hapja e kësaj dege shënon një faqe e re në historinë e Kukësit dhe të Shqipërisë. “Pjesa më e prekur e qytetarëve sot është rinia e cila është pa të ardhme, sepse qeverisja e sotme i shet vendet e punës. FRD nuk ka shkop magjik për ta ndryshuar gjendjen brenda 24 orëve por ajo garanton moral, përkushtim, drejtësi dhe meritokraci” – citoi Biberaj.

Në një atmosferë të zjarrtë mbështetësit e shumtë të së djathtës, kreu i FRD-së Bamir Topi iu drejtua të pranishmëve duke vënë në dukje problematikën e zonës dhe prespektivën e saj nën këndvështrimin e FRD-së. Topi citoi: “Historia nuk e harron mikpritjen kuksiane për shqiptarët e Kosovës. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, shoh edhe këtu në këtë sallë që Fryma e Re Demokratike është e rrethuar me njerëz gjithmonë mikpritës por që kërkojnë shpresë dhe jo retorikë boshe. Komunikimi me qytetarët duhet të jetë gjithnjë i drejtpërdrejtë, jo i njëanshëm dhe nëpërmjet faltoreve politike.”

Interesit të pranishmëve për platformën e FRD-së dhe planet e saj për zonën verilindore Topi iu përgjigjë duke thënë se mungesa e investimeve në këtë anë është përgjegjësi direkte e qeverisë, ndërsa borxhi publik është alarmant, investimet nuk janë të njëtrajtshme dhe zhvillimi ekonomik bëhet në frymë klienteliste. “Duhet t’ju riktheheni me vrull dhe besim parimeve të demokracisë. Ashtu si Kukësi edhe e gjithë Shqipëria është në një ngërc zhvillimor. Mazhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për këtë gejndje por ne i akuzojmë të dyja palët – tha Topi – ndaj bëjuni pjesë e hartimit të programit tonë dhe së bashku të kthejmë besimin te politika dhe te njerëzit që përfaqësojnë qeverisjen. Bëhuni pjesë e ndryshimit!”

Më tej kreu i FRD-së ftoi të pranishmit që duke filluar nga muaji janar të angazhohen në aksionin e madh politik që do të ndërmarr FRD në të gjitha qarqet, në rrugën drejt zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin në vitin 2013.

Në aktivitetin e zyrtarizimit të degës Kukës, përshëndetën edhe: kordinatori lokal për FRD-në në qytetin e Kukësit z. Syl Shatri, kordinatori për Hasin z. Alfred Doçi dhe përfaqësuesi i ish – të përndjekurve politik për Kukësin z. Avdi Gjana.

KOMENTE