Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja: Shqipëri - Britani - Irlandë e Veriut, për transferimin e personave të dënuar
English

Marrëveshja: Shqipëri - Britani - Irlandë e Veriut, për transferimin e personave të dënuar

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së madhe e Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar.”, i propozuar nga Ministri i Drejtësisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve dhe rregullave për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet kontraktuese, në funksion të lehtësimit të ri-integrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Në marrëveshje janë parashikuar në mënyrë të hollësishme procedurat që ndiqen nga të dyja shtetet kontraktuese, për transferimin e personave të dënuar, vazhdimi i zbatimit të dënimit, si dhe të drejtat dhe trajtimi i personave të dënuar.

Në marrëveshje janë parashikuar edhe garancitë që gëzon personi i dënuar që transferohet në shtetin marrës dhe konkretisht ai nuk mund të jetë subjekt i procedimit, ndalimit apo dënimit për vepra penale të kryera pra transferimit të tij apo ti kufizohet liria për ndonjë arsye tjetër.

Marrëveshja është parashikuar që të zbatohet edhe për dënimet e dhëna para hyrjes në fuqi të saj.

Marrëveshja lidhet për një afat kohor të papërcaktuar dhe secila palë ka të drejtë të denoncojë atë në çdo kohë, denoncimi do të hyjë në fuqi me mbarimin e një periudhe gjashtë mujore pas datës së marrjes së njoftimit.

KOMENTE