Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja se çfarë parashikon buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2013
English

Ja se çfarë parashikon buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2013

Këshilli Bashkiak ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, buxhetin për vitin 2013 i cili mbështetet në tre shtylla kryesore, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe cilësinë e jetës. Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur afate të qarta, se kur nis dhe kur mbaron një investim, duke i prerë rrugën punëve që nisin dhe s‘mbarojnë kurrë.

Hartimi i këtij buxheti i cili merr në konsideratë prioritetet e 11 njësive bashkiake, pa dallim përkatësie politike të drejtuesve të tyre por duke u nisur nga interesi qytetar, kërkesat e qytetarëve të cilët kanë rritur besimin tek vendosmëria e Bashkisë së Tiranës, për të dëgjuar zërin e tyre por edhe konsultimet me ekspertë të fushave të ndryshme dëshmojnë transparencën në hartimin e tij dhe adresimin e saktë të problematikës në këtë buxhet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri të ditur se rreth 8% e investimeve publike kanë ndryshuar pas konsultimeve me qytetarët.

“Ky buxhet, sikundër buxheti i vitit të kaluar mbështetet në tre shtylla kryesore. Këto tre shtylla janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi në qytetin Tiranës, cilësia e jetës në çdo cep të qytetit të Tiranës me theks të veçantë në lagjet ku jetojnë qytetarët dhe zhvillimi i perspektivës së Tiranës moderne evropiane, duke nxitur projektet strategjike, projektet të cilat e transferojnë këtë qytet në një qytet që t’i përgjigjet denjësisht sfidave të shekullit 21-të, i përgjigjet denjësisht sfidave të kryeqytetit, të një vendi në të ardhmen e shpejtë, anëtare të Bashkimit Evropian. Këto tre sfida, këto tre objektiva të vizionit tonë për qytetin e Tiranës, për qytetarët e Tiranës harmonizohen në këtë buxhet. Ajo që unë kam premtuar dhe i mbetem besnik është padyshim transparenca, konsultimi, gjithë përfshirja. Transparenca fillon me përkushtimin për t’i dhënë Tiranës buxhet, sepse nuk duhet të harrojmë Tirana për një kohë të gjatë ka vuajtur nga mungesa e qëllimit të buxhetit vjetor. Për t’i dhënë akoma më shumë këtë vit një kuadër aftmesëm, tre vjeçar, në mënyrë që planifikimi të jetë edhe më i kujdesshëm, edhe më i monitorueshëm, edhe më transparent, për ta bërë këtë me gjithë përfshirje. Ashtu si një vit më parë, edhe sivjet konceptimi nis tek të 11 kryetarët e minibashkive, të cilët përfaqësojnë tre forcat kryesore në këtë sallë.

Zonja dhe zotërinj të nderuar, a është e vërtetë që ky buxhet në fakt përfshin prioritetet që ju i keni çuar Bashkisë së Tiranës!? Të jeni të sigurtë që përgjigja do ishte paekuivoke “po”. Këto reflektojnë projektet që kanë dërguar të 11 kryetarët e minibashkive, pa asnjë përjashtim. Së dyti, procesi i gjithpërfshirjes nënkupton konsultimet, të cilat janë shtrirë në nivele të ekspertëve, në nivele të shoqërisë civile dhe konsultimet e qytetarëve që dikush këtu ka qejf që t’i shigjetojë. Natyrisht, një qytet i cili traditën e hermetizmit dhe mungesën e transparencës e kishte kthyer në kult nuk është e lehtë, madje shumë e vështirë të fillosh të ngjallësh besimin se konsultimet do të jenë të vërteta, do të jenë të qenësishme dhe jo një shfaqje e radhës. Por përpjekja jonë ia ka dalë, që nga viti në vit të shohim një rritje të interesit të qytetarëve. 8% e investimeve publike që u paraqiten për miratim këtu janë ndryshuar si rezultat i konsultimeve me qytetarët e Tiranës në prani edhe të këshilltarëve socialistë të minibashkive, të cilët i përshëndes për kurajon qytetare dhe vendosmërinë që kanë treguar për një proces i cili në thelb u shërben interesit të qytetarëve.

Pyetja shtrohet këtu, pse qytetarët paskan projekte për të ofruar, paskan ndryshime për të ofruar, paskan verejtje për të bërë. Konkretisht rrugët, rrugicat, për ujësjellësin, për atë këndin duhet gjelbëruar dhe jo rrethuar. Pse këta i paskan sugjerimet dhe këshilli nuk paska?! Sepse jam dakord me këtë që thanë parafolësin kjo rrugë mbyllet kur paragjykohet procesi. Në qoftë se në bllok një vit përpara thuhej se nuk do ta votojmë buxhetin, e vështirë është të kthehesh dhe të thuash kam 1,2,3,4,5 vërejtje. Unë nuk kam iluzione që ky Këshill ka, jo vetëm detyrat e veta para qytetarëve por ka edhe filtër politik. Gjashtë muaj para zgjedhjeve që keni 10 herë që i keni përmendur sot, megjithëse lamë që ta lemë jashtë “pallton” politike, të paktën për të dhënë përpara qytetarëve që ju kanë zgjedhur, idenë që buxhetin e keni studiuar, mund të kishit ngritur çështje për projekte konkrete në Tiranën tonë. Të gjithë jetoni në lagjet e Tiranës dhe e dini se sa probleme kane ato. Ky nuk është një buxhet mrekullirash dhe s’mund të ndodhin mrekullira në këtë qytet as për një vit e as për dy vjet, por është një buxhet realisht bazuar në nevojat e qytetarëve, bazuar te dëgjimi i zërit të tyre, duke shkuar lagje për lagje, bazuar në kapacitetet tona të rritura për mirë -administrim fiskal, siç e thatë edhe ju nga 900 milionë në 1.5 miliardë pa rritur taksat, duke i ulur ato, por duke luftuar informalitetin”

Ky buxhet prej 80 milionë dollarësh, për herë të parë përfshin një fond të veçantë, për të nxitur hapjen e biznesve të reja nga të rinj nën moshën 35 vjeçare. Me këtë propozim të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha synohet rritja e mirëqënies dhe punësimi i të rinjve të kryeqytetit.

“Fondi i garancive për biznesin është një risi absolute në Shqipëri e në rajon. Kurrë më parë dhe veçanërisht këshilltarët e majtë këtu, të kishin treguar sensibilitet ndaj tyre, përveç grupit të LSI që janë të majtë dhe treguan sensibilitet, madje janë bashkëpropozues të kësaj iniciative, bashkë me grupin e PD. Është një vegël me të vërtetë ndërhyrëse, në kuptimin pozitiv të fjalës, në politikat e tregut. Çfarë po bëjmë?! Po marrim lekët e qytetarëve të Tiranës, po i vendosim në një fond garancish dhe po u themi bankave të qytetit të Tiranës që janë plot me likuiditet, por që ia kanë shtrënguar grushtin më keq se “harpagoni”, nga kush e di se çfarë kushtesh, - “Ja ku i ke garancitë! Ne besojmë tek rinia e kryeqytetit, ju sipas kritereve profesionale, ja ku i keni garancitë, vlerësoni projektet, kreditoni rininë e kryeqytetit! Ky është një hap i jashtëzakonshëm për një organ të pushtetit vendor, për një organ publik si Bashkia e Tiranës. Të paktën, këtu duhet të kishit pasur sugjerimet tuaja! Duhet, në radhë të parë apo s’duhet?! Është vegla e duhur në këtë kohë apo është vegla e gabuar?! Si do të implementohet?! Do jetë vetëm për militantët e PD dhe LSI apo do të ketë garanci që ky fond me të vërtetë do të ndihmojë çdo të ri e të re, pavarësisht bindjeve politike?! Këto janë pyetje që duhet t’i shtroni ju dhe jo unë, prandaj them se diskutime të tilla nuk duhet të paraprihen nga paragjykimet por duhet të paraprihen nga sensi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe sa herë e keni shprehur këtë, keni gjetur rezonancë pozitive me mua dhe grupet e mazhorancës dhe sa herë që do të shprehni, përsëri do të gjeni. Dera nuk mbyllet kurrë, deri në fund të këtij mandati, mandatin tjetër flasim prapë“- theksoi z. Basha

Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka bërë të ditur se tek buxheti i Bashkisë nuk përfshihen investimet strategjike, sikundër një ndihmë në realizimin e disa projekteve do të japë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Duket nga këndvështrimi sikur fondet janë të pamjaftueshme për të përfunduar projektet dhe në të vëretëtë nëse do t’i referohesh thjesht këtij projekti , të thuash sepse 250 milionë $ projekte për tre vjet është një shifër gjigande, por ne këtu nuk kemi vendosur disa prej burimeve kryesore të cilat priten të jenë pjesë e këtyre investimeve, në kuptimin e investimeve strategjike. Ndërtimi i bulevardit të ri apo zgjerimit nga Stacioni i Trenit deri tek lumi i Tiranës dhe terminali multimodal, të treja kryhen me financime të huaja. Dy prej tyre koncesione dhe grant dhe tjetri shpresojmë së shpejti një marrëdhënie huaje me interesa të përshtatshme dhe me interesa afat gjatë. Ndërsa po kështu, për projektet e nisura dhe për projektet që do të nisin nuk kemi përmendur një nga eksponentët kryesore të suksesit të çdo bashkie kryeqytetase dhe ky është bashkëpunimi me qeverinë qendrore, qeveri e cila sot ka një instrument për gjithë pushtetin vendor, Fondin e Zhvillimit të Rajonit, fond në të cilin ky qytet dhe kjo bashki ka dhe do të ketë akses, sepse ofron dhe merr bashkëpunim në interes të qytetarëve, e merr dhe e meriton jo sepse Lulzim Basha dhe Kryeministri i vendit janë të së njëjtës parti politike, por sepse ky qytet meriton një mbështetje proporcionale me atë që i jep buxhetit të shtetit, me atë që i jep ekonomisë së vendit. Ky realizim ekziston sot, falë ndërgjegjësimit që Kryetari i kësaj bashkie dhe kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka bërë në një dialog të hapur dhe konstruktiv me qeverisjen qendrore, duke përfshirë këtu edhe procesin e ndarjes së taksave. Procesi gjithashtu, mesa kuptova është përqafuar edhe nga z. Rama dhe e përshëndes.

Fakti është që bashkëpunimi funksionon dhe kur në themel të bashkëpunimit janë interesat e qytetarëve të Tiranës, kur zhvishen nga paragjykimet politike, kjo ka funksionuar këtë vit dhe do të funksionojë edhe vitin që vjen dhe jam i bindur edhe në vitin pasardhës. Më pas është radha për zgjedhjet e 2015 e më pas sërish flasim.

Çfarë duan qytetarët e Tiranës të shohin me të drejtë, z. Dalipi? Dhe kjo është një pyetje që ne duhet t’ia bëjmë vetes sa herë ndeshemi me sfida të tilla vendimmarrjeje. Qytetarët e Tiranës duan pikërisht atë që ky buxhet ofron. Një perspektivë më të mirë të zhvillimit ekonomik. Nuk do të hamë me lugë floriri, por masat që po marrim duke përfshirë edhe fondin e garancive për të rinjtë e kryeqytetit patjetër që do të vazhdojmë atë kurs zhvillimi, që ne e nisëm me heqjen e tarifave dhe vendosjen e masave administrative të thjeshtuara dhe uljen e disa taksave në qytetin e Tiranës në shtator.

6880 vende pune vitin e kaluar dhe jam i bindur se me këto masa do të arrijmë së paku po aq vende pune dhe duhet të ndjehemi krenarë për të në një kohë kur rreth e qark nesh shemben ekonomi të konsoliduara.

Çfarë duan qytetarët e Tiranës? Cilësi jete, jo thjesht një bulevard, apo sheshin “Skënderbej“, se sheshi “Skënderbej“ u bë , u mbyll dhe të vetmit që e përmendni jeni ju. Më fal, z. Pone e përmendi sot. As e kam përmendur e as kam për ta përmendur sepse ishte një detyrim i kësaj bashkie, pavarësisht se kush qëndron në karrigen e kryetarit. E rëndësishme është që ky zhvillim të shtrihet kudo ku ka qytetarë të Tiranës dhe këtë bëjmë dhe sot që flasim, buxheti i vitit 2012 ka hapur 32 rrugë, 8 çerdhe janë në rikonstruksion, 5 shkolla, secila prej tyre pa asnjë projekt fillestar në Bashkinë e Tiranës.

Nëse e kundërta është e vërtetë ju ftoj z. Dalipi të na tregoni se ku janë projektet, ndoshta kanë mbetur në ndonjë bodrum, apo sirtar pa u hapur. Se do të ishte mirë të mos i shpenzojmë 2 herë paratë e qytetarëve të Tiranës. Është kohë normale nuk mund të përfundojë një projekt as për tre muaj, as për katër muaj. Koha minimale e një projekti për ta përfunduar është afro 9 muaj, disa prej tyre janë edhe më gjatë 12 muaj, 16 muaj. Të gjitha janë transparente dhe të gjitha i kemi në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës“ – u shpreh z. Basha.

Buxheti parashikon përmirësimin e cilësisë së jetesës, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në blloqet e banimit.

Investimet në shërbimet publike parashikojnë:

Rehabilitimin e rikonstruksion të 73.2 km rrugë, nëpër blloqe banimi;
Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 128,250 m2 sipërfaqe të gjelbërta dhe ambiente çlodhëse;
Ndërtimin e 10 këndeve të reja sportive;
Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking automjetesh;
Ndërtimin i kolektorit të ujrave të zeza me gjatësi 3.5 km;
Mbjelljen e rreth 24 640 pemëve në lulishte dhe përgjatë rrugëve të reja;
Ndërtimin e rreth 65 km rrjete inxhinierike (kanalizime të ujërave të bardha e të zeza);
Sigurimin e një ndriçimi sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 300 ha blloqe banimi;
Shtimin e sipërfaqeve të varrezave publike me 2 ha
Në programin e menaxhimit të rrugëve, ndërhyrjet konsistojnë në:

Rehabilitimin e 96 km (479,025 m2) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe tretësor;
Rikonstruksionin e 69 km (345,315m2) të rrjetit rrugor urban dytësor dhe tretësor
Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (323,470 m2) trotuare, në të gjithë rrjetin rrugor;
Sistemim - asfaltime të 79,000 m2 të rrjetit rrugor;
Ndërtimi i rreth 69 km rrjete inxhinierike në rrugët e reja (nëse në programin e mëparshëm bëhej fjalë për ndërtimin e kanalizimeve në rrugë ekzistuese);
Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor sipas standarteve bashkëkohore, për rreth 100 km rrugë
Pjesë e këtyre investimeve do të vazhdojë të jetë:

Krijimi i korsive të dedikuara për transportin publik dhe biçikletat;
Përmirësimi i kapaciteteve të kryqëzimeve gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nëpër nyjet e rrjetit rrugor dhe ulje të kostos së lëvizjes së tyre;
Rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet sinjalistikës vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut dhe ndërtimit të mbikalimeve për këmbësorë, në pjesë të veçanta të qytetit
Programi i tretë buxhetor është arsimi parauniversitar dhe edukimi, ku do të ndërhyhet në në 32 objekte arsimore:

Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja;
Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;
Rikonstruksioni i 4 kopshteve;
Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj;
Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;
Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;
Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;
Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;
Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;
Ndёrtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni 2420 m 2, palestra ekzistuese;
Shtimi i 34 laboratorёve tё rinj në sistemin shkollor të Tiranës;
Përmirësimi i ambienteve ndihmëse dhe rekreative në të gjitha objektet arsimore nëpërmjet ndërhyrjes në:

Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m2, sipёrfaqe oborri tё shkollave të mesme dhe 9- vjeçare dhe 5,900 m2 sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen dhe në 11 objekte të reja që do të ndërtohen, pra 22 objekte pajisen me sistem ngrohje;
Vënien në funksionim të plotë dhe efiçencë të sistemit të ngrohjes, në 92% të objekteve arsimore në Tiranë;
Në vitin 2013 do të zgjidhet problemi i ngrohjes për 92% të shkollave të Tiranës, dhe në masën 100% për çerdhet dhe kopshtet, sistem i cili do u kushtojë qytetarëve të Tiranës 1/3 e asaj çka i ka kushtuar deri tani, pasi sistemi i ngrohjes nuk do të jetë më me karburant por me peleta. Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë 14 mijë nxënës të shkollave 9- vjeçare; 2 200 nxёnёs të shkollave tё mesme; 1 250 fёmijё tё kopshteve. Nga rikostruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 230 fëmijë dhe shtohet kapaciteti me 900 fëmijë më shumë në qytetin e Tiranës.

Këshilli Bashkiak vendosi sot, që të ulë me 30% taksat për luleshitësit dhe librashitësit. Propozimi i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha ka marrë dhe miratimin e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak. Ky vendim dëshmon dhe njëherë, se Bashkia nëse ka vullnet, ka mundësitë ligjore për të reduktuar barrën fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, deri në masën 30%.

“Sot Këshilli u bashkua në dy çështje, për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve specifikisht dhe se Bashkia, pushteti vendor paska mundësinë të ushtrojë influencën e vet politike nëpërmjet uljes së taksave. Kjo është një arritje për këtë qytet, është një arritje për këtë Këshill, nuk është një arritje e re për mua si Kryetar Bashkie. Kjo Bashki, në mënyre bipartizane, po tregon për herë të parë në historinë e pushtetit vendor që një bashki, sigurisht nuk mund të bëjë gjithçka por mund të bëjë diçka për përmirësimin e klimës së biznesit dhe në veçanti mund ta bëjë këtë përmes aplikimit të nxitësve të tillë si ulja e taksave. Deri më sot, është pretenduar se Bashkia nuk ka në dorë të bëjë diçka për taksat, është pretenduar edhe nga ata që sot pretendojnë taksën 0, është pretenduar edhe para një muaji. Sot, ne provojmë të kundërtën“

Në këtë mbledhje u miratua heqja për një vit e taksave për 30 subjektet e biznesit të vogël që u dëmtuan nga zjarri në Tregun Ushqimor me shumicë, pranë ish - Kombinatit Ushqimor dhe vendosja e një takse të përkohshme për antenat e telefonisë celulare.

Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të punës së Bashkisë së Tiranës ka diktuar nevojën e mbështetjes me burime njerëzore, në strukturat e menaxhimit të shërbimeve publike të Bashkisë së Tiranës të cilat diktohen nga rritja e investimeve në qytet. Kalimi i disa kompetencave tek njësite bashkiake ka diktuar gjithashtu nevojën për mbështetje me burime njerëzore, të cilat do të çojnë në një kontroll më të mirë të territorit dhe shërbim me cilësor ndaj qytetarëve.

Shtimi i burimeve njerëzore parashikohet në strukturat e Policisë Bashkiake, Inspektoriatin Ndërtimor, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtorinë e Përgjithshme Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit, Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Drejtorinë e Përgjithshme Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit, qendrat sociale ekzistuese dhe shtimin e qendrës së re në Shkozë, Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit të Shërbimeve etj.

KOMENTE