Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: shpirti i kësaj feste, edhe më shumë paqe, dashuri dhe mbarësi në zemrat e çdo shqiptari
English

Basha: shpirti i kësaj feste, edhe më shumë paqe, dashuri dhe mbarësi në zemrat e çdo shqiptari

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka uruar dje të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. Zoti Basha dhe bashkëshortja e tij ishin sot në Arqipeshkvin e Metropolit Tiranë-Durrës, kishën autoqefale ortodokse dhe kishën ungjillore.

“Në këtë ditë kaq të bukur në qytetin tonë, kryeqytetin e Shqipërisë, dua t’u uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, të gjithë shqiptarëve, “Gëzuar Krishtlindjen” dhe sjelltë shpirti i kësaj feste, edhe më shumë paqe, dashuri dhe mbarësi në zemrat e çdo shqiptari, në çdo vatër shqiptare dhe anembanë trojeve tona!” - uroi kryebashkiaku Basha.

KOMENTE