Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kastrati falenderon Bashen per 100 mijë eurot
English

Kastrati falenderon Bashen per 100 mijë eurot

Kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar nismës “Ndihmo dhe ti”, duke akorduar një shumë prej 100 mijë eurosh, për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të Mitrovicës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.

Përmes një letre drejtuar Kryebashkiakut Basha, z. Kastrati shkruan:

“I nderuar Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha!

Më lejoni që t’ju falënderoj përzemërsisht në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Mitrovicës, për vendimin që keni marrë, për të ndihmuar procesin e rindërtimit në veri të Kosovës me 100 mijë euro.

Kjo është një mbështetje tepër inkurajuese për ne dhe për qytetarët që janë duke jetuar nëpër strehimore kolektive, që prej përfundimit të luftës në Kosovë, në pamundësi për të rindërtuar shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara në atë kohë.

Ndihma juaj për ne ka një kuptim tepër të veçantë, ka një simbolikë që na motivon ne, që të jemi edhe më të përkushtuar për këtë pjesë të Kosovës që ka rrethana specifike.

Më lejoni që edhe një herë, t’ju falënderoj për mbështetjen dhe t’ju ftoj në një vizitë në Mitrovicë, në mënyrë që bashkërisht të promovojmë në veri ndihmën tuaj”.

KOMENTE