Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta gjenerali Norman Schwarzkopf
English

Ndahet nga jeta gjenerali Norman Schwarzkopf

Norman Schwarzkopf, i cili komandoi koalicionin ndërkombëtar që largoi forcat irakiane nga Kuvajti në vitin 1991, vdiq dje në moshën 78 vjeçare.

Schwarzkopf vdiq nga komplikacionet e pneumonisë në qytetin Tampa të Floridës, ku banonte.

Gjenerali i shumë dekoruar, ushtar i luftës së Vietnamit, njihej si “Normani i stuhishëm” për shkak të temperamentit të tij shpërthyes. Në vitin 1991 ai udhëhoqi operacionin Stuhia e Shkretëtirës, që çliroi Kuvajtin nga forcat e diktatorit Sadam Husein.

Schwarzkopf jetonte në Tampa, ky kreu edhe shërbimin e tij më të fundit ushtarak si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. Ajo është selia e ushtrisë përgjegjëse për forcat amerikane në rreth 20 vende nga Mesdheu dhe Afrika në Pakistan.

Schwarzkopf doli në pension në fund të vitit 1991. Pas Luftës së Gjirit, pati spekulime se ai do të konkuronte për post politik, por nuk rezultoi kështu.

Shtëpia e Bardhë tha se me vdekjen e Schwarzkopf-it “trashëgimia e gjeneralit do të vazhdojnë në këtë vend që është më i sigurt në saj të shërbimit të tij patriotik”, shkruan zëri i amerikës.

KOMENTE