Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident vdekjeprurës. Përmbyset autoboti me 40 ton naftë në Kukës
English

Aksident vdekjeprurës. Përmbyset autoboti me 40 ton naftë në Kukës

Një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm në Kolsh, ku një autobot me targa të Kosovës, (06 893 – AF), u përmbys me plot 40 tonë naftë dhe përfundoi në anën tjetër të autostradës.
Autoboti drejtohej nga shtetasi Lutfi Topojani, njofton top-channel.

Hetimet e para thonë se drejtuesi i mjetit, kur pa që mungonte trafikndarësja, e cila ishte shkatërruar nga aksidenti i para 4 ditëve, mendoi të merrte kthesën e gjerë, por më vonë e kuptoi se ndodhej në korsinë e gabuar të autostradës dhe u mundua ta rikthejë sërish mjetin në korsinë e tij.

Por manovra rezultoi fatale për 42-vjeçarin, pasi autoboti u përmbys nga ngarkesa e madhe si dhe nga shpejtësia dhe rrëshqiti për afro 200 metra duke shkatërruar edhe një pjesë të trafikndarëses dhe më pas u përplas në faqen e malit.

Përplasja e automjetit shkaktoi vdekjen e menjëhershme të drejtuesit. Ndërkohë, në këtë pjesë të segmentit është krijuar një mjedis tepër i rrëshqitshëm për shkak të përzierjes së naftës me çimenton e thatë që ishte derdhur nga autoboti i aksidentit të parë dhe lëvizja e mjeteve në këtë korsi është e pamundur.

Në lidhje me këtë situatë policia rrugore ka bllokuar njërën korsi të autostradës duke e drejtuar lëvizjen e mjeteve në segmentin e vjetër të rrugës.

KOMENTE