Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhurata edhe për 700 familje në nevojë të Tiranës
English

Dhurata edhe për 700 familje në nevojë të Tiranës

700 familje në nevojë të Tiranës, gra kryefamiljare, familje rome, egjiptiane etj por edhe pensionistë, kanë përfituar pako ushqimore nga Bashkia e Tiranës. Zv/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku ka shpërndarë sot pako, për gratë kryefamiljare. Janë 200 familje në nevojë të drejtuara nga gratë, që kanë përfituar nga një pako simbolike me ushqime, sikundër pako me lojra janë shpërndarë për fëmijët e tyre.

“Fatkeqësia që keni pasur sigurisht nuk mund të kalohet në këtë mënyrë, por besoj se duke ju ndenjur pranë, ashtu siç ju kemi ndenjur gjatë gjithë vitit, duam t’ju sigurojmë që natën e Vitit të Ri, ju do të keni në tavolinat tuaja, atë që do kenë të gjithë qytetarët e Tiranës, Sot, ne kemi shpërndarë rreth 70 pako ushqimore për gratë të cilat janë kryefamiljare, që me mundim e me përpjekje rrisin fëmijët e tyre vetëm dhe që gjatë gjithë vitit kanë qenë pjesë e programeve tona por edhe sot, gjatë ditëve të fundit të këtij viti, ne duam t’ju bëjmë pjesë të Bashkisë së Tiranës, duke ju uruar Gëzuar!. Si pjesë e shpërndarjes së pakove, për gratë kryefamiljare, ne kemi menduar që të ndihmojmë rreth 200 familje këtë fund - vit, sigurisht edhe disa lodra për fëmijët tuaj”.

Znj. Tabaku tha se ndihma e Bashkisë së Tiranës nuk është përqendruar thjesht në këtë fund - viti por ajo ka qenë e përditshme, që nga marrja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

”Siç ju kemi qëndruar pranë gjatë gjithë vitit, siç kemi bashkëpunuar gjatë gjithë vitit, në fusha nga më të ndryshmet, që nga punësimi tek kualifikimi juaj, në mënyrë që të jeni sa më të afta për të zënë vende të përshtatshme e dinjitoze pune, për të mbajtur familjet tuaja, ashtu ne duam që për çdo ditë, ju të konsideroni Bashkinë si një derë të hapur, që do ju mbështesë në çdo kërkesë që keni ju në veçanti dhe të gjithë qytetarët e Tiranës në përgjithësi”- tha znj. Tabaku.


Po ashtu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku, ka shpërndarë sot dhurata edhe për fëmijët e çerdheve nr. 13 dhe 45.

KOMENTE