English

Rrëzohet jashtë Moskës aeroplani rus

Një aeroplan rus pasagjerësh eshte rrëzuar pak minuta me pare, në një rrugë kryesore jashtë Moskës, thonë mediat ruse.

Televizioni shtetëror rus thotë se avioni doli nga pista gjate uljes se tij.

Detajet janë ende nën hetim, por imazhet e skenës në Twitter tregojnë një avion te keq-dëmtuar dhe te copetuar ne disa pjesë nëpër një rrugë kryesore.

Disa raporte thonë se aeroplani mori flakë. Nuk ka pasur asnjë raport për viktima dhe numrin e njerëzve në bord.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në aeroportin e Moskës VNUKOVO.

Imazhet në Twitter tregojnë për një aeroplan që mban krahe te kuq, i llojit Airlines, me bisht dhe kabinë te thyer, por trup avionit kryesisht te paprekur.

Motorët shihen te perfshire nga zjarri dhe tymi qe ka mbuluar gjithcka.

KOMENTE