English

Studentja indiane që u përdhunua në grup, ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Studentja indiane që u përdhunua në grup dhe u rrah brutalisht në Nju Delhi, dhe që ndodhej në gjendje të rëndë në një spital në Singapor, sapo njoftohet se ka ndërruar jetë.

“Pacientja ndërroi jetë më 04:45 me orën lokale, të datës 29 dhjetor 2012”, njoftuan zyrtarë të spitalit. “Familja e pacientes ka qenë pranë saj”, shkruhej më tej.

Një ekip prej 8 specialistësh u përpoqën ta mbanin pacienten në kushte të qendrueshme, por shëndeti i saj sa vinte e përkeqësohej gjatë këtyre 2 ditëve, që ndodhej e shtruar në “Mount Elizabeth”.

Zyrtarë të Komisionit të Lartë të Indisë kanë qenë gjithashtu prezent, kur pacientja ndërroi jetë. Ministri i Brendshëm i Indisë tha se qeveria vendosi ta dërgonte viktimën përtej detit, pas rekomandimeve të doktorëve të saj.

KOMENTE