English

Treni më i madh prej çokollate

Treni më i madh me avull në botë, prej cokollate eshte krijuar ne Belgjike.Është një përpjekje për të reklamuar industrinë e mirënjohur të çokollatës në këtë vend.

Skulptura me gjatësi 34 metra është ekspozuar në një prej sallave të stacionit Gare du Midi të Brukselit dhe është certifikuar nga shoqata Guiness e Rekordeve Botërore për të garantuar se është e prodhuar krejtësisht prej çokollate.

Ministria belge e turizmit thotë se industria e çokollatës i ka rezistuar deri tani konkurrencës ndërkombëtare në rritje, por është dëmtuar ndjeshëm nga kriza botërore. Prodhuesit e çokollatës janë pjesë e panoramës kulturore të Belgjikës dhe kanë edhe një dyqan në rrugën Grand Sablon të Brukselit, ku shpalosin traditën dhe krijimet e tyre më origjinale.

KOMENTE