Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njeriu i Vitit për korrupsion. Vendi i parë Ilham Aliyev dhe i dyti Bosi shqiptar Naser Kelmendi
English

Njeriu i Vitit për korrupsion. Vendi i parë Ilham Aliyev dhe i dyti Bosi shqiptar Naser Kelmendi

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev është shpallur si njeriu i vitit, nga një organizatë që merret me raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Çmimi jepet për personat, emri i të cilëve figuron në mënyrë të spikatur në raportimet e mediave për krimin dhe korrupsionin në zonat që ajo mbulon, nga Evropa Lindore deri në Azinë Qendrore.

Sipas organizatës, të quajtur Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me qendër në Sarajevë dhe Bukuresht, Zoti Aliyev u zgjodh si njeriu i vitit për shkak të raportimeve që thonë se gjatë vitit 2012, familja e tij përfitoi aksione të mëdha në biznese të tilla si telekomi, industria minerare dhe e ndërtimit, shpesh përmes marrëveshjeve qeveritare.

Në vend të dytë, organizata rendit bosin shqiptar të drogës, Naser Kelmendi, i cili bashkë me djemtë, shihen nga autoritetet si trafikantë të mëdhenj të cigareve dhe drogës, në një grup mafioz i përhapur në të gjithë Evropën. Gjatë vitit 2012, thotë organizata, fitimet e tij u rritën, ndërkohë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e shpalli bos të krimit të organizuar dhe e përfshiu në listën e zezë. Interpoli ka kërkuar një urdhër arresti për Kelmendin.

Persona të tjerë që përmenden nga organizata për korrupsion janë Milo Gjukanoviç, i cili për një kohë të gjatë ka qenë president dhe kryeministër i Malit të Zi si dhe Vladimir Putin, presidenti aktual i Rusisë.

KOMENTE