Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti serb, Nikoliç nuk lejohet të hyjë në Prishtinë
English

Presidenti serb, Nikoliç nuk lejohet të hyjë në Prishtinë

Presidenti serb Nikoliç, nuk është lejuar për vizitë në Prishtinë, njoftojnë mediat serbe.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë vendim të papranueshëm dhe cenim të lirisë së lëvizjes, ndërsa e kritikuan ashpër misionin e EULEX-it për paaftësinë e saj për t’iu përgjigjur kërkesës së presidentit serb. Mediat serbe të informimit kanë cituar një komunikatë për opinion të Presidencës serbe, ku thuhet se presidenti Nikoliç i ka paraqitur një kërkesë misionit të EULEX-it për të marr pjesë më 7 janar në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë afër Prishtinës.

Por, misioni i EULEX-it thotë se nuk kanë të bëjnë me vizitat e zyrtarëve serb, lejet e të cilëve janë e drejtë ekskluzive e qeverisë së Kosovës dhe merren me ndërmjetësimin e zyrës së përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, në një letër të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, dërguar shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thuhet se “leja për presidentin Nikoliç dhe stafin shoqërues dhe anëtarët e familjes, për të vizituar Republikën e Kosovës, nuk është dhënë”.

Zoti Kuçi thotë se kjo leje nuk është dhënë për shkak të mos lejimit nga ana e Serbisë vizitat e ministrave të Kosovës në Preshevë. “Kosova ka treguar fleksibilitet substancial gjatë muajve të fundit, për vizitat zyrtare nga Serbia dhe besoj se kjo do të vazhdoj, nëse ekziston vullnet i mirë në të dy anët, dhe gatishmëria për përkushtim ndaj aranzhimeve reciproke, pa të cilin ne nuk mund të miratojmë këtë kërkesë ose çfarëdo kërkese tjetër zyrtare të kësaj natyre”, thuhet në letër.

Zoti Kuci thotë se “nëse aranzhimet e tilla mund të sigurohen, ne do të jemi të gatshëm ta rishikojmë këtë vendim dhe ne qëndrojmë të gatshëm për diskutime të mëtejshme për këtë me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e zëvendëskryeministrit Kuçi.

Autoritetet në Prishtinë thonë se nuk do të lejojnë asnjë veprimtari qeveritare serbe pa lejen e tyre, ndërsa do të sigurjnë lirinë e lëvizjes për të gjithë shtetasit e Kosovës, njofton zëri i Amerikës.

KOMENTE