English

Shqipëria mbështet largimin e Assad nga drejtimi i Sirisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje deklaratën e Presidentit të Sirisë Bashar al Assad, datë 06 janar 2013, lidhur me inciativën e tij të re për tranzicionin politik në vend. Ajo e konsideron atë jashtë kontekstit të realitetit për zgjidhjen e situatës së dhunshme në Siri. Zgjidhja drejt një tranzicioni politik në vend nuk mund të vijë nga shkaktarët e dhunës e as nga nxitësit e saj.

Minsitria e Punëve të Jashtme ripërsërit qëndrimin e saj për largimin e Asadit nga drejtimi i Sirisë si hapi i parë që do të krijonte kushtet për promovimin e fillimit të një transformi normal tȅ shoqërisë e të sistemit shtetëror nȅ Siri nëpërmjet një procesi politik të zhvilluar në një mjedis tȅ çliruar nga dhuna dhe ekstremizmi.

KOMENTE