Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Holanda projekte investimi në arsim, bujqësi, agrobiznes
English

Holanda projekte investimi në arsim, bujqësi, agrobiznes

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Senatit holandez Rene Van der Linden i cili shoqërohej nga një grup investitorësh holandezë.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë do ti shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shume të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, si dhe të bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët.

Kryetari i Senatit holandez Rene Van Der Linden e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe i shprehu atij përgëzimet për arritjet e Shqipërisë, kryesisht në fushat ekonomike dhe politike. Zoti Van der Linden u shpreh se Holanda është një vend mik i Shqipërisë dhe se kjo vizitë ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, si dhe të Shqipërisë me Evropën. Zoti Van der Linden u shpreh se është në misionin e tij të promovojë Shqipërinë, si për anëtarësimin e saj në BE, po ashtu edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtimin e investimeve holandeze dhe evropiane ne Shqipëri.

Më tej, Zoti Van Der Linden paraqiti disa projekte investimi në fusha si ajo e arsimit, bujqësisë, agrobiznesit, etj, me interes për Shqipërinë.

Duke e vlerësuar arsimin si një fushë shumë të rëndësishme për të ardhmen e një shoqërie, në takim u vlerësuan projektet e përbashkëta të nisura tashmë në këtë fushë, të cilat po zhvillohen me sukses. Zoti Van Der Linden u shpreh se një prej investimeve holandeze në këtë fushë është ai nëpërmjet programeve akademike evropiane të nivelit master dhe doktoraturë, që po prezantohen në Shqipëri në sistemin e shkollave private. Këto programe evropiane, u shpreh zoti Van der Linden, të cilat janë sjellë në Shqipëri, janë të akredituara nga universiteti i Masstricht-it dhe janë një bashkëpunim i ngushtë që synon përgatitjen e menaxherëve dhe drejtuesve të rinj ndërkombëtarë. Këto lloj programesh janë prezantuar tashmë në 40 vende, ku kanë patur sukses të madh, sepse mundësojnë këmbimin e njohurive ndërkombëtare dhe specializimin e drejtuesve të rinj në fusha të ndryshme si energji, ujë, qeverisje, etj.

Një tjetër produkt në fushën e arsimit që u prezantua gjatë këtij takimi është programi SIS një program i aplikuar me shumë sukses në Gjermani, Holandë, Japoni, që mundëson krijimin e një network-u global bashkëpunimi midis studentëve dhe të diplomuarve në mbarë botën.

Një fushë tjetër me interes bashkëpunimi e paraqitur nga delegacioni holandez është edhe ajo e biznesit në fushën e bujqësisë. Edhe këtu sjellja e investimeve të reja koordinohet gjithmonë në bashkëpunim të ngushte me universitetet bujqësore dhe komunitetin për të garantuar maksimumin e rezultateve.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i falënderoi bashkëbiseduesit për propozimet shumë të vlefshme në fushën e arsimit dhe formimit të menaxherëve të rinj, si dhe të agrobiznesit. Ai u shpreh se interesi i qeverisë shqiptare në këtë drejtim është parësor dhe se reforma të shumta janë ndërmarrë për të sjellë këto sektorë në nivelet e sotme dhe për të përgatitur zhvillime dhe reforma të mëtejshme.

Kryeministri e njohu zotin Va nder Linden dhe investitorët holandezë me investimet e qeverisë shqiptare në infrastrukturë, energji, në shkolla, etj, si elemente bazë të domosdoshëm për përshpejtimin e reformave në këta sektorë.

Kryeministri u shpreh se në fushën e bujqësisë projektet e mëdha të bimëve frutore dhe ullinjve synojnë të sjellin zhvillim eficent të tokave dhe ne vendet malore e kodrinore dhe të hapin mundësi të reja për fermerët shqiptarë. Ne këtë kontekst, kryeministri i njohu ata me një sërë masash të ndërmarra nga qeveria për të tërhequr dhe nxitur biznesin siç është ajo e heqjes së tvsh-së të të gjitha makinerive për prodhim, duke inkurajuar kështu përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale.

Kryeministri i garantoi investitorët holandezë për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të kthyer në histori suksesi edhe këto projekte të rëndësishme që vijnë nga Holanda.

KOMENTE