Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Tirana fillon nga pragu i derës së qytetarit. Rikualifikimi urban i bllokut 46
English

Basha: Tirana fillon nga pragu i derës së qytetarit. Rikualifikimi urban i bllokut 46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar dje punimet për rikualifikimin urban të bllokut 46, në njësinë bashkiake nr 9. Blloku ka një sipërfaqe rreth 2.4 ha. Vlera e investimit i cili parashikohet të përfundojë për 8 muaj është 47,4 milionë lekë. Në këtë bllok banimi do të ndërtohet dhe rikonstruktohet infrastruktura e plotë nën dhe mbitokësore, sikundër nuk do të mungojë edhe infrastruktura e përshtatshme për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.

“Duke pasur parasysh problematikën e konstatuar në këtë bllok, si dhe në përputhje edhe me konsultimet që bëmë me banorët e kësaj lagjeje, u evidentua një ndër prioritetet, rikualifikimi urban apo ndërtimi urban i këtij blloku me një sipërfaqe 2.4 ha, ku në qendër të veprimeve të kontraktorit janë: rehabilitimi apo rindërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, kanalizimeve të ujërave të shiut, ujësjellësit, vendosja e rrjetit të fibrave optike dhe telefonisë, me qëllim që në përfundim të projektit, të mos ketë më fije telefonash nëpër shtylla, gjë e cila është bërë një problem shqetësues për të gjithë qytetin” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Një ndër problemet që haset në çdo bllok banimi në kryeqytet është mungesa e hapësirave të gjelbra. Për këtë arsye, në këtë bllok banimi, ashtu sikundër në çdo ndërhyrje që do të kryhet në blloqet e tjera të banimit apo rrugët e kryeqytetit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar hapësirave të gjelbra, krijimit të këndeve çlodhëse për të gjithë grup - moshat. Natyrisht, janë parashikuar edhe 65 vende parkimi për makina dhe 29 vendqëndrime biçikletash.

“Plot 980 metra katrorë të kësaj kontrate parashikohen të gjelbërohen apo rigjelbërohen me të gjithë llojet e gjelbërimit, me bar, ligustra por edhe me pemë, disa prej të cilave kanë qenë karakteristike për këtë zonë e disa të tjera do të shtohen, siç janë bliri, manjolat dhe mimozat. Gjelbërimi do të shoqërohet me mbi 60 stola pushimi për 5 000 banorët e bllokut, me vend-parkime për automjetet si dhe disa vend-qëndrime për biçikletat, në kuadër të iniciativës sonë, për të bërë këtë mjet sa më të përdorshëm dhe të aksesueshëm nga qytetarët e Tiranës” – theksoi z. Basha .

Punimet në bllokun nr. 46 i paraprijnë nisjes së një numri të madh investimesh që do të kryhen gjatë këtij viti në Tiranë.

“Shpreh kënaqësinë që ky rikualifikim urban, i cili është edhe vepra e parë që inspektojmë në këtë fillim të vitit 2013, i paraprin në fakt shumë veprave të ngjashme në të gjithë lagjet e Tiranës, duke mbajtur kështu premtimet e dhëna para qytetarëve të kryeqytetit, për t’u ofruar një cilësi më të mirë jetese në qytetin ku ata jetojnë dhe duke bërë që në këtë qytet, pavarësisht nëse jetojnë në zonën që njihet si “Brraka”, në periferi apo në qendër, të jetohet, të punohet dhe të shijohet më mirë jeta për të gjithë grup-moshat” - u shpreh kreu i Bashkisë z. Lulzim Basha.

KOMENTE