English

Gjermania, Holanda dhe SHBA-ja në mbrojtje të Turqisë

Në mbështetje të operacioneve të NATO-s për mbrojtjen e Turqisë, janë dërguar një sërë armatimesh luftarake nga SHBA-ja dhe Gjermania.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë nga dy bateri raketash amerikane Patriot, për të forcuar mbrojtjen ajrore të aleatit të tyre, Turqisë dhe për të parandaluar përhapjen e luftës civile nga Siria. Gjermania po jep dy bateri raketash Patriot për misionin e NATO-s që synon të sigurojë kufirin e Turqisë me Sirinë.

Raketat po transportohen nga një traget civil danez, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi gjermano-danez. Tragetit do t’i duhen rreth dy javë për të arritur në portin turk Iskenderun.

KOMENTE