Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim i ri: rreziku i Alzheimerit mund të zvogëlohet nga barnat kundër tensionit
English

Studim i ri: rreziku i Alzheimerit mund të zvogëlohet nga barnat kundër tensionit

Një studim i ri bën të ditur se një lidhje e habitshme qëndron ndërmjet dy sëmundjeve; tensionit dhe demencës, ku duke luftuar njërën, mund të luftohet edhe tjera.

Miliona njerëz marrin barna të njohura si beta-bllokues për të trajtuar tension e lartë të gjakut. Studim i paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë (AAN) tregon se këto ilaçe gjithashtu mund të
të jenë duke të zvogëluar edhe rrezikun e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës (degradim mendor që shoqërohet me humbje të kujtesës).

Shkencëtarët shqyrtuan rreth 750 burra të moshuar. Ata me tension të lartë që ishte trajtuar me beta-bllokues treguan më pak anomali të trurit se sa ata që kishin marë barna të tjera, ose nuk ishin trajtuar fare.

Gjithashtu, tek personat që kishin marrë beta-bllokues, në trurin e tyre u vu re një tkurrje shumë e vogël, e pallogaritshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se tensioni i lartë tek një njeri në moshë mesatare, është faktor i fuqishëm rreziku për demencë. Prandaj autorët e studimit të ri thonë se rezultatet mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt shtyrjes ose parandalimit të demencës.

KOMENTE