English

Augusto Blacker Miller, ish ministri peruan arrestohet në Shqipëri

Augusto Blacker Miller, arrestohet ne Shqiperi pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar.

Augusto Blacker Miller ka qene Ish-ministri i Jashtëm i Peruse dhe prej vitit 2009 ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpoli.

“El-Comercio”- agjencia e lajmeve peruane ka qene e para qe ka njoftuar arrestimin e tij.

Gjithashtu, lajmin e arrestimit të Millerit e ka konfirmuar në televizionin “Canal N” edhe prokurori peruan Julio Arbizu. Miller është akuzuar nga autoritetet e drejtësisë peruane si një prej organizatoreve të grushtit të shtetit të vitin 1992 nga regjimi i Alberto Fujimori. Në vitin 2005, Miller ishte arratisur nga Peruja dhe në vitin 2009 u arrestua në SHBA. Mediat peruane raportojnë se nuk dihet se si ish-ministri mundi të shkojë në Europë dhe për më tepër në Shqipëri.

Për sa i përket policisë shqiptare, nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë lajmin e arrestimit të shtetasit peruan të kërkuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë autoritet e shtetit amerikano-jugor priten të njoftojnë rreth procedurave të ekstradimit të Millerit. Sipas prokurorit Arbizu, ish-ministri mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA.

KOMENTE