Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontigjenti i12-të Paqëruajtës niset në Afganistan
English

Kontigjenti i12-të Paqëruajtës niset në Afganistan

Dje paradite, në mjediset e garnizonit ushtarak të Zall-Herrit (Batalionit Komando dhe Batalionit të Forcave Speciale) të Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontigjentit të 12-të Paqeruajtës me mision në Herat dhe të Kontigjentit “Eagle 6” me mision në Kandahar, Afganistan. Në përcjelljen e trupave paqeruajtëse ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, si dhe familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve.

Gjithashtu ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, ambasadori i Italisë, z. Massimo Gaiani, përfaqësues të Zyrës Amerikane në Ministrinë e Mbrojtjes ODC, të DIE-s etj. Ministri i Mbrojtjes Imami, duke përshëndetur trupat paqeruajtëse dhe të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, theksoi se, në këto 16 vite të angazhimit të Forcave tona të Armatosura në misionet paqeruajtëse janë bërë tashmë një ritual i zakonshëm, por çdo ceremoni mbart në vetvete një konstante të vazhdueshme, atë të vlerës së shtuar, të rritjes së përvojës dhe profesionalizmit të trupave tona në teatrin e operacioneve. “FA të Republikës së Shqipërisë kanë dhënë një kontribut të madh në operacionet paqeruajtëse në disa vende të globit, por vitet e fundit, me konsolidimin e mëtejshëm të FA-së edhe ky kontribut ka pësuar një spirale ngritëse shumë cilësore. Fakt për këtë është dërgimi i trupave të forcave speciale për operacione luftimi në zonën më të rrezikshme të Afganistanit, në Kandahar, si dhe dërgimi i ekipeve trajnuese e këshilluese, të cilat i kanë rritur së tepërmi kreditet tona në kuadër të Aleancës”, ka nënvizuar ministri Imami.

Misioni “Eagle” i Batalionit të Forcave Speciale, ka vijuar z. Imami, është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat amerikane, për të cilat kanë marrë vlerësime të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake të Aleancës. Duke kujtuar aktin e rënies në krye të detyrës së kapiten Feti Voglit, në muajin shkurt të vitit që shkoi, ministri Imami është shprehur: “Kontributi i Forcave tona të Armatosura në operacionet paqeruajtëse tashmë është çimentuar edhe me gjakun e Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së misionit. Përkulemi me respekt dhe nderim para veprës dhe sakrificës së tij”.

Ministri i Mbrojtjes Imami ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që kanë patur trupat paqeruajtëse shqiptare në këto misione nga aleatët tanë strategjik, SHBA-së dhe Republikës së Italisë. “Falenderoj FA të SHBA-së dhe të Republikës së Italisë, si dhe komandat operacionale në Kandahar dhe në Herat për asistencën që kanë dhënë si në fazën trajnuese ashtu edhe gjatë operimit të përbashkët në teatrin e operacioneve. Shpreh bindjen se bashkëpunimi ynë me këto vende do të vijojë edhe në të ardhmen”, - është shprehur zoti Imami.

Ministri Imami ka falënderuar gjithashtu edhe familjarët e misionarëve të paqes për mbështetjen që u kanë dhënë atyre për kryerjen me nder të misionit fisnik dhe i ka siguruar ata se Ministra e Mbrojtjes dhe strukturat e Forcave të Armatosura do të jenë përherë pranë tyre. “Misioni juaj do të jetë plotësisht i suksesshëm dhe këtë bindje e bazoj në përgatitjen tuaj profesionale, në vlerat e larta morale, në përkushtimin tuaj dhe në eksperiencën e fituar”, - është shprehur në fund të fjalës së tij ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami.

Ambasadori amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, duke iu drejtuar trupave paqeruajtëse u shpreh se, ju keni përgjegjësinë e madhe dhe mundësinë të përfaqësoni vendin tuaj përpara aleatëve në fushën e betejës. Shqipëria ka disa vite që është e angazhuar në këto misione paqeruajtëse, ka investuar në këto misione dhe ju përfaqësoni më të mirën e FA Shqiptare. Ju do ta bëni vendin tuaj krenar dhe do të ktheheni në Shqipëri për t’ia ofruar atë që keni mësuar atyre që do t’iu pasojnë.

Ndërsa amabasadori italian Gaiani, duke vlerësuar kontributin e paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan, theksoi se, ju keni një vlerësim unanim dhe të njëzëshëm dhe për këtë kam pasur dëshmi edhe nga kolegët tuaj italianë me të cilët kanë luftuar përkrahë kolegëve tuaj shqiptarë në Afganistan. Kjo përbën edhe një herë një dëshmi tjetër të integrimit tuaj të plotë përkrahë aleatëve të tjerë të NATO-s.

Kontigjenti i 12-të Paqeruajtës përbëhet prej 107 ushtarakësh, të cilët janë efektivë të Batalionit Komando të Forcës Tokësore dhe përfaqësues nga shtabet. SHIU dhe Policia Ushtarake. Në përbërje të këtij kontigjenti janë edhe 3 oficerë që do kryejnë detyra në shtabin e ISAF.
Ndërsa kontingjenti “Eagle 6” ka në përbërje të vet 50 ushtarakë, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Gjithësej sot nisen me mision në Afganistan 157 trupa të FA të Republikës së Shqipërisë. Nisja e dy kontingjenteve vjen në kuadër të rrotacionit 6-mujor, të cilët do të zëvendësojnë Kontingjentin “Herat-11” dhe “Eagle 5”. Efektivat e këtyre dy kontingjenteve paqeruajtëse janë të mirëtrajnuar dhe mirëkompletuar. Përgatitja e tyre stërvitore është bërë sipas një programi të posaçëm 6 mujor, pas një përzgjedhje të kujdesshme të çdo paqeruajtësi në bazë të një testimi profesional ushtarak, fizik, shëndetësorë dhe psikologjik, si dhe certifikimi për mision nga ushtarakë dhe specialistë italian e amerikan, me të cilët operojnë trupat tona në këto dy misione.

Kontingjenti i 12-të do të drejtohet nga major Albert Doçi dhe ka për mision ruajtjen dhe sigurinë e aeroportit civil dhe ushtarak në Herat, patrullim, ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurimin e personelit, infrastrukturës dhe pajisjeve të bazës ushtarake në Herat, Afganistan etj. Ndërsa Kontingjenti “Eagle 6” do të drejtohet nga nënkolonel Agim Kuçana dhe ka për mision kryerjen e detyrave luftarake, duke vepruar në zonën e operacionit ushtarak ISAF-NATO në Kandahar, Afganistan. Në këtë mison trupat paqeruajtëse shqiptare janë përfshirë që nga muaji korrik i vitit 2010. Pjesë e këtyre trupave ishte edhe Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në një zonë të Kandaharit në shkurtin e vitit të kaluar.

Në fund të ceremonisë, ministri i Mbrojtjes Imami i dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontingjentit “Eagle 6”, nënkolonel Agim Kuçana, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontingjenetit të 12-të, major Albert Doçi.

KOMENTE