Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Rruga e Qelqit” . Endra e banorëve do të behet realitet
English

“Rruga e Qelqit” . Endra e banorëve do të behet realitet

Me një investim prej 69,7 milionë lekësh, ka nisur ndërtimi i “Rrugës së Qelqit” në njësinë bashkiake nr. 6 në kryeqytet. Kjo rrugë me gjatësi 480 ml do të ketë gjerësi totale 9 metra, trotuarë në të dy anët e saj nga 2.5 m dhe do të përfundojë brenda një periudhe prej 10 muajsh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet e nisura në këtë rrugë, e cila ishte kthyer në problem shqetësues për 6 mijë banorët e zonës.

“Gjatë fushatës elektorale të 2011-ës, së bashku me banorët e zonës, pamë gjendjen e mjeruar të trasesë së rrugës dhe impaktin që kjo ka tek qytetarët. Ndërkohë, sot kthehemi për të parë zbatimin e buxhetit të miratuar me konsensusin dhe kontributin e banorëve të Kombinatit, hapjen e punimeve për ndërtimin e plotë të rrugës së “Fabrikës së Qelqit”, që do të shoqërohet edhe nga rehabilitimi i plotë i gjithë rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, për të gjithë blloqet rreth kësaj rruge, ndërtimi i linjave të kanalizimeve, të ujërave të shiut, futja e të gjithë kabllove optikë dhe telefonisë nën tokë, gjelbërimi me mbi 190 fidanë si dhe futja e ndriçimit mbitokësor, mbi 42 shtylla ndriçimi përgjatë rrugës së “Fabrikës së Qelqit”.

Ky është një investim i rëndësishëm, i cili pason tre investime të tjera, investime që kanë nisur tashmë. Në të njëjtën kohë, është vetëm fillimi i punës, për të sjellë edhe në Kombinat një cilësi të munguar jete, në mënyrë që qytetarët e kësaj zone të qytetit, të marrin maksimumin e shërbimeve, pa qenë nevoja për të zbritur në qendër” – u shpreh z. Lulzim Basha.

Duke nisur nga muaji mars, banorët e Kombinatit por edhe më gjerë do të kenë një shërbim të ri në transportin publik, duke i dhënë fund një problemi shqetësues për përdoruesit e shumtë të kësaj linje.

“Një problem ka mbetur edhe gjendja e falimentuar e ndërmarrjes së fundit publike të transportit urban, linjës Kinostudio-Kombinat, për të cilën Këshilli Bashkiak vendosi në mënyrë unanime në mbledhjen e dhjetorit, vendosjen e një linje private e cila do të fillojë funksionimin me autobusë “fringo” të rinj, duke filluar nga muaji mars e duke ofruar një shërbim cilësor, edhe për këtë zonë të rëndësishme të qytetit si edhe për ndërlidhjen e kësaj zone me pjesën tjetër të Tiranës” – theksoi kreu i Bashkisë.

Z. Basha u ndal edhe tek një tjetër problem që kanë hasur banorët e Kombinatit, me prerjen kolektive të dritave nga CEZ. Pavarësisht se Bashkia nuk ka asnjë mandat, ka komunikuar në mënyrë intensive me kompaninë CEZ, deri në kthimin e energjisë. Kryebashkiaku, duke e cilësuar veprimin e CEZ një krim të rëndë qytetar dhe ligjor ndaj qytetarëve të Kombinatit, theksoi se me marrjen nën administrim të kësaj kompanie nga sektori publik, do të ketë një përmirësim të theksuar dhe Bashkia do të vazhdojë ta ndjekë këtë situatë, në interes të qytetarëve të Tiranës.

KOMENTE