Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
24 shkurt 2013 ceremonia e çmimeve Oscar. Filmi “Lincoln” kryeson listën
English

24 shkurt 2013 ceremonia e çmimeve Oscar. Filmi “Lincoln” kryeson listën

Më 24 shkurt 2013 në teatrin Kodak në Hollywood do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.
Dje në Los Angelos janë shpallur kandidaturat për ceremoninë e 85-të të ndarjes së çmimeve Oscar. Ceremoninë e drejtuan aktorët Seth McFërleim dhe Emma Stone të cilët do të drejtojnë gjithashtu mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve.

Filmi “Lincoln” me 12 kandidatura, udhëheq garën në ceremoninë e 85-të të çmimeve Oscar. Ky film është kandidat mes të tjerash për filmin më të mirë, aktorin kryesor Daniel Day Lewis, aktorët mbështetës Sally Field dhe Tommy Lee Jones si dhe regjisorin më të mirë Steven Spielberg.

“Life of Pi” është filmi i cili ndjek filmin “Lincoln” me 11 kandidatura për çmime Oscar. Ai është një film, i cili e trajton në mënyrë fantastike historinë e një djali indian që mbeti i vetëm në një varkë shpëtimi në oqean me një tigër nga Bengali.


Në kategorinë e filmit më të mirë konkurrojnë filmat “Beast of the Southern Wild”, “Silver Linings Playbook”, “Zero Dark Thirty”, “Lincoln”, “Les Miserables”, Life of Pi”, “Amour”, “Gjango” dhe “Argo”.

Për aktorin më të mirë konkurrojnë Daniel Day Lewis, Denzel Washington, Hugh Jackman, Bradley Cooper dhe Joaquin Phoneix.

Në kategorinë e aktores më të mirë konkurrojnë Naomi Watts, Jessica Chastain, Jennifer Lawrence, Emmanuelle Riva dhe Kuenvenzhane Wallis.

Për kategorinë e regjizorit më të mirë konkurojnë David o’Russel, Ang Lee, Steven Spielberg, Michael Haneke dhe Benh Zeitlin.

KOMENTE