English

Avioni Dreamliner 787, vihet në pikëpyetje

Rregullatorët amerikanë kanë urdhëruar një rishikim të avionit Dreamliner 787, pas një serie incidentesh të cilët e vunë në pikëpyetje dhe rreth të kuq për të marrë këtë vendim.

Rishikimi nga Administrata Federale e Aviacionit do të shikojë projektimin dhe prodhimin e avionëve.

Një zjarr elektrike, një problem i frenave, një derdhje e karburantit dhe të çara në xhamin e kabinës kanë prekur fluturimet Dreamliner në javën e kaluar.

Boeing Dreamliner 787 është një nga aeroplanët më të avancuara të krijuar ndonjëherë. Pjesa më e madhe e tij është bërë nga materiale shumë të forta, materiale të lehta të përbëra nga fibra karboni.

Megjithatë, një valë e çështjeve teknike ka lënduar imazhin e tij. Të premten, u gjetën dy probleme të reja duke shtuar më tej gamën e shumtë të problemeve që ishin zbuluar deri tani.

KOMENTE