Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadës shqiptare në Podgoricë i vjedhin flamurin shqiptar
English

Ambasadës shqiptare në Podgoricë i vjedhin flamurin shqiptar

Agjencia “Presheva Jonë” ishte e para që bëri të ditur se ishte vjedhur flamuri shqiptar në Ambasadën shqiptare në Podgoricë, Mal i Zi.

Më pas për “Shekulli”-n sekretarja e parë e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, e cila pa u identifikuar konfirmon përmes telefonit pohimin: "Po, është e vërtetë, që flamuri shqiptar është vjedhur. Nuk mund të jap të tjera shpjegime, pasi kronologjinë e ngjarjes e kemi dërguar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe pritet që kjo e fundit të dalë me një njoftim për shtyp".

Ndërkohë policia malazeze njoftoi se kishte arrestuar një person i quajtur Enver Shabotiç, i cili mendohet, se jo vetëm ka vjedhur flamurin në Ambasadën shqiptare, por edhe ka hyrë brenda gjatë natës, duke thyer mjediset aty, e duke shkaktuar kaos. Nuk bëhet ende e ditur kombësia e autorit të ngjarjes.

KOMENTE