Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë grabitet në dalje të Tepelenës (VIDEO)
English

Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë grabitet në dalje të Tepelenës (VIDEO)

Pak pas mesante, duke u gdhirë 14 janar, në dalje të Tepelenës pranë fshatit Majkosh është grabitur nga 2 persona të armatosur që qëlluan në drejtim të autobusit, në xhamin e përparmë, autobusi i linjës Sarandë – Tiranë.

Një plumb ka përshkuar xhamin e kabinës në anën e drejtuesit të mjetit dhe ciflat kanë gërvishur edhe disa pasagjerë të vendeve të para.

Autobusi ka lëvizur menjëherë më pas nga vendngjarja sipas drejtuesit të mjetit dhe ndihmësit të tij, për t'u larguar sa më shpejt nga grbitësit nga frika e ndonjë sulmi të dytë.

Drejtori i Policisë së Qarkut dhe dhjetëra forca policie kanë mbërritur në fshatin Iliras për të marrë deklarimet e pasagjerëve. Burime zyrtare bëjnë me dije se është duke krehur e gjithë zona dhe se janë shoqëruar në polici 4-5 persona.
Videoa e mëposhtme realizuar nga top channel tregon dhe dëshmitë e pasagjerëve dhe drejtuesit të autobusit.
1604

KOMENTE