English

AXPO, kompania zvicerane e gazit, OK, marrëveshjes me Shqipërinë

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto firmosi ditën e sotme, marrëveshjen për blerjen e gazit nga kompania zvicerane AXPO, marrëveshje kjo në kuadër të projektit Trans Adriatic Pipeline (TAP) e cila do të konkludohet ditën e premte.

Z. Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin me kompaninë AXPO, ndërsa shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të kurorëzohet me sukses deri në momentin kur konsorciumi i TAP-it dhe qeveritë e vendeve ku do të kaloj ky projekt, do të konkludojnë me sukses fitoren e këtij gazsjellësi të rëndësishëm në pranverën e këtij viti.
Me marrëveshjen që realizuam sot, tha ministri Haxhinasto, ne garantojmë furnizimin e tregut shqiptar të energjisë me sasi të konsiderueshme gazi, të cilat arrijnë deri në 250 milion metër/kub në vit si fillim, dhe me zgjerimin e tregut të gazit më vonë.

Z. Haxhinasto theksoi se siguria energjetike do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme, si dhe do të ketë një kontribut shumë të madh energjetik për zhvillimin e vendit në tërësi, për uljen e kostos së energjisë që përdorin bizneset dhe konsumatorët, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi të mëdha zhvillimore dhe punësimi për qytetarët shqiptarë.
Drejtuesi i Furnizimeve Afatgjata me Gaz & LNG (Liquid Natural Gas) z. Albrecht Zimmermann tha gjatë fjalës së tij se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme, është një gur themeli për sigurinë energjetike të Shqipërisë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë zvicerane, ishin dhe përfaqësues nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, etj.

KOMENTE